Festa e gështenjës, e populloj si dikur edhe këtë fundjavë Shllakun. Oborri i kishës së “Shën Prendes” në qendër të fshatit për të gjashtin vit radhazi mblodhi banorë dhe vizitorë. Sipas traditës, festës i parapriu kremtimi i meshës. Festa e Gështenjës e cila u iniciua nga banori Mark Gjeka e më tej gjeti dhe mbështetjen e bashkisë Vau Dejës ka për qëllim promovimin e Shllakut, një zonë malore mjaft tërheqëse vetëm 50 minuta larg qendrës së Shkodrës. LEXO edhe...Muzeu i Kujtesës në Shkodër rrëfen vuajtjet e diktaturës komuniste, turistët e huaj: Vizita këtu na njeh me Shqipërinë e asaj kohe Zona e Shllakut është e njohur për kultivimin e gështenjës. Rreth 333 hektarë nga ekonomia pyjore e zonës janë vetëm gështenja, pjesa më e madhe e të cilave natyrore. Festa e gështenjës po ndikon dhe në promovimin turistik të Shllakut, teksa tashmë po bëhet domosdoshmëri gjetja e mundësive për përpunimin e frutit në zonë, që mund t’u sjellë më shumë të ardhura familjeve vendase. R.Xh/ReportTv.al Shllak festa e geshtenjes Shkoder vau i dejes Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.9% Veliajn 18.2% Asnjërin 32.9% Vota total: 1905 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

