Lajme Zone
"Faza e fundit para integrimit"/ Ambasadorja e BE-së reagon për vizitën e Von der Leyen
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

"Faza e fundit para integrimit"/ Ambasadorja e BE-së reagon për vizitën e Von der Leyen

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka ...

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, ka reaguar pas ndalesës së bërë në Tiranë nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasadorja falënderon Von der Leyen për vizitën, ndërsa thekson mesazhin për forcimin e drejtësisë, shtetit të së drejtës, kuadrit ligjor dhe mbrojtjen e natyrës, si faza e fundit para anëtarësimit. “Faleminderit, Presidente Ursula von der Leyen, për vizitën në Tiranë, dhe faleminderit autoriteteve shqiptare për mikpritjen e ngrohtë.

‘Qëllimi është tashmë afër’, tha Presidentja von der Leyen, dhe Shqipëria është ndër vendet pararendëse të procesit të anëtarësimit. Ky është rezultat i viteve të tëra pune të palodhur nga shqiptarët. Tani, faza e fundit është edhe më kërkuesja: forcimi i drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, kuadrit zgjedhor dhe mbrojtja e natyrës së jashtëzakonshme të Shqipërisë. Siç theksoi Presidentja, kjo kërkon angazhim të sinqertë të të gjithë aktorëve politike dhe një dialog të fortë e të vazhdueshëm me shoqërinë.

Momenti që do të mbaj mend është vizita në shkollën ‘Emin Duraku’. Përmes EU4Schools, 63 shkolla janë rindërtuar ose rinovuar pas tërmetit të vitit 2019, dhe fëmijët që mësojnë sot në këto shkolla janë arsyeja pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi. Kur Shqipëria të anëtarësohet, do ta bëjë edhe Union tonë më të fortë,”-shkruan Ambasadorja. Shefja e Komisionit Europian mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës, për të qëndruar disa orë në kryeqytetin shqiptar, ku zhvilloi një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, shoqëruar nga një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndalesa erdhi si pjesë e një turi në Ballkanin Perëndimor, teksa këtë të enjte, Von der Leyen vizitoi Prishtinën./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.