Lajme Zone
Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve
EkonomiTelegrafi

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

Monedha europiane ka shënuar sot një tjetër minimum historik, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 92 lekëve dhe u këmbye sipas Bankës së Shqipërisë me 91.94 lekë.

Monedha europiane ka shënuar sot një tjetër minimum historik, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 92 lekëve dhe u këmbye sipas Bankës së Shqipërisë me 91.94 lekë.Paraelisht në tregun vendas 1 euro u këmbye me 91.5 lekë. Ky zhvlerësim prej 5% që nga fillimi i vitit vjen si pasojë e një sezoni të zgjatur veror, rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe kërkesës së vakët për valutë në treg.Ndërkohë, investimet e huaja direkte janë rritur me 50% në gjashtëmujor, të nxitura fuqimisht nga flukset në sektorin e pasurive të paluajtshme.Këto flukse masive valutore sipas bankës së Shqipërisë po përshpejtojnë rënien afatgjatë të Euros./Tv Klan