Lajme Zone
​“S’mund ta votojmë Çitakun”, Nagavci tregon edhe nëse do të marrin pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

​“S’mund ta votojmë Çitakun”, Nagavci tregon edhe nëse do të marrin pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se LVV-ja është e gatshme të votojë një kandidat të PDK-së dhe një të LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, por jo kandidaten e PDK-së, Vlora Çitaku, pasi siç tha ajo, e njëjta ka synim të dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se LVV-ja është e gatshme të votojë një kandidat të PDK-së dhe një të LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, por jo kandidaten e PDK-së, Vlora Çitaku, pasi siç tha ajo, e njëjta ka synim të dërgojë vendin në zgjedhje të reja.“Pas ndërprerjes së seancës, ne kemi tentuar si grup parlamentar dhe si Lëvizje Vetëvendosje që të arrijmë një marrëveshje me partitë e tjera. Kryetari i Lëvizjes, kryeministri Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e PDK-së për të diskutuar dhe për t'u marrë vesh për votimin e nënkryetarëve. Ndërkohë që nuk ka pasur përgjigje në këtë ftesë, deklaratat publike kanë qenë që zoti Hamza nuk do të diskutojë edhe nuk do të takohet për këtë temë...Nënkryetari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti, Ardian Gola, mori tashmë votat e mjaftueshme, ndërkohë që kandidatja e PDK-së nuk mori votat e mjaftueshme. Në këtë pikë e konsideroj tejet të rëndësishme të përmendi që LVV, ashtu sikurse e bëra të qartë edhe në sallë, do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar ashtu siç i takon, dhe natyrisht do të votojë një kandidat të LDK-së për nënkryetar. Nuk mund të votojmë zonjën Çitaku edhe nuk vazhdojmë tutje në këtë situatë që të konstituojmë Kuvendin, të përdorim 53 votat për të dhënë votë për dikë që ka synim dhe qëllim të na dërgojë në zgjedhje të reja”, deklaroi Nagavci. Duke folur për nënkryetarin nga Lista Serbe, Nagavci tha se qëndrimi i LVV-së është që propozimi të bëhet në përputhje me Kushtetutën.“Jo, nuk është ashtu siç po thuani ju. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e përcakton saktë se për të vazhduar punën kryesia e Kuvendit duhet të jenë votat e mjaftueshme në kryesi, pra numri i deputetëve. Qëndrimi në raport me nënkryetarin nga radhët e Listës Serbe ne e kemi bërë të qartë, propozimi për nënkryetarin duhet të bëhet ashtu siç përcakton Kushtetuta”, theksoi Nagavci.Nagavci po ashtu ka thënë se pret që edhe nesër të ketë përfaqësues, aktivistë dhe mbështetës të LVV-së në marshin për UÇK-në dhe drejtësinë.“Marshi për UÇK-në dhe marshi për drejtësinë është diçka e cila i përfaqëson qëndrimet e vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje në raport edhe me UÇK-në por edhe me Gjykatën Speciale. Edhe në protestat e kaluara, në marshet e kaluara, ka pasur përfaqësues, aktivistë, mbështetës e përkrahës të Lëvizjes, unë besoj që do të ketë edhe nesër. Edhe presim që për interesin e vendit, për të mirën e vendit, ne të kemi përgjigjen ashtu si po e presim, po e besojmë e po shpresojmë të gjithë ne. Dhe në këtë linjë, kjo është një arsye më shumë që 16 shtatori të na gjejë me institucione të konstituuara, pra me Kuvend me mandat të plotë, me qeveri me mandat të plotë dhe me president të vendit”, tha Nagavci. /Telegrafi/