Gazetari Alban Bogaj nga Chicago, i ftuar në ‘Faqja 4’, ka folur për sulmin terrorist të 11 shtatorit, duke theksuar se frika se një ngjarje e tillë mund të përsëritet ka ndikuar në masat e sigurisë.
Ai ka treguar gjithashtu se, për një vit pas sulmit, brenda kampit kishte kontrolle të shtuara dhe lëvizjet bëheshin me mbrojtje speciale, ndërsa arsyeja kryesore ishte sulmi terrorist.
Bogaj ka përmendur edhe pasojat shëndetësore të sulmeve, duke thënë se numri i personave të prekur mund të jetë më i madh se 9 mijë, përfshirë edhe turistë që, sipas tij, kanë humbur jetën nga sëmundjet e lidhura me ekspozimin ndaj pluhurit dhe toksinave pas sulmeve. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Amerika nuk është e njëjtë pas sulmeve të 11 shtatorit. Ka një frikë se gjithnjë mund të përsëritet prapë, në aeroporte kanë ndryshuar rregullat. Lëvizjet brenda kampit bëheshin me mbrojtje speciale, për një vit pas sulmit kemi pasur dhe brenda kampit kontrolle të shtuara dhe arsyeja ishte sulmi terrorist. Janë 9 mijë persona, por thuhet se janë më shumë persona, përfshirë edhe turistë që kanë humbur jetën nga pluhuri dhe toksinat nga sulmet terroriste, kanë vdekur nga sëmundjet. Shumë njerëz do të bëjnë padi për familjarët e tyre.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

