Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve aeroportuale. Së fundmi, aeroportit i janë shtuar 46 mjete të reja për operimet në pistë, me një investim total prej 2 milionë eurosh.
Investimi vjen në një periudhë të rritjes së numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve, me synim përmirësimin e efikasitetit të operimeve në tokë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për pasagjerët gjate udhetimit te tyre permes areportit.
Mjetet e reja përfshijnë shkallë moderne për pasagjerët, pajisje për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve nga avionet, traktorë për transportin e karrocave të bagazheve, mjete për shoqërimin e avionëve gjatë nisjes, si dhe transportierë bagazhesh. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Investimi përfshin gjithashtu njësi GPU për furnizimin e avionëve me energji elektrike gjatë qëndrimit në tokë, pajisje Airstarter për ndezjen e avionëve, mjete për pastrimin e avionëve dhe një mjet për heqjen e ngricës gjatë sezonit të dimrit,duke permirsuar me tej kapacitetet per operime te sigurta gjate gjithe vitit.
Përmes këtij investimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synon të mundësojë procese më të shpejta dhe më efikase të perpunimit të avionëve, nga trajtimi i bagazheve deri te ngjitja dhe zbritja e pasagjerëve. Përmirësimi i këtyre proceseve kontribuon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit kundrejt linjave ajrore partnere dhe në krijimin e një eksperience më të mirë për çdo pasagjer që udhëton përmes TIA-s.
Investimet në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete operative janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Grupit Kastrati për të mbështetur rritjen e trafikut dhe për të ofruar një eksperiencë aeroportuale gjithnjë e më efikase, të sigurt dhe cilësore Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet aeroportiinvestimerinas
