Lajme Zone
EURO prek minimumin e ri historik, po këmbehet me 93.6 lekë
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

EURO prek minimumin e ri historik, po këmbehet me 93.6 lekë

Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i lekut lidhet me një kombinim faktorësh. Një prej tyre është fluksi i parave informale që hyri në vend pas vitit 2016 dhe u kanalizua kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Monedha europiane EURO ka prekur një minimum të ri, ku këtë të enjte këmbehet me vetëm 93.6 lekë. Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët europiane. LEXO edhe...EURO do të jetë monedha zyrtare e Shqipërisë pas hyrjes në BE! Pr/ligji për Bankën e Shqipërisë hidhet për Konsultim Publik Ky është niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë. Për periudhën nga 3 janari deri më 8 korrik, një euro është këmbyer mesatarisht me 95.7 lekë, nga 97.8 lekë që ishte mesatarja e vitit 2025. Rënia është edhe më e fortë në një krahasim afatgjatë. Në raport me mesataren e vitit 2015, kur një euro këmbehej me 139.7 lekë, monedha e përbashkët është zhvlerësuar me 31.5%, ose rreth 44 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i lekut lidhet me një kombinim faktorësh. Një prej tyre është fluksi i parave informale që hyri në vend pas vitit 2016 dhe u kanalizua kryesisht në sektorin e ndërtimit. Pas vitit 2022, një ndikim gjithnjë e më të madh kanë pasur edhe të ardhurat nga turizmi. Në vitin 2025, hyrjet e shtetasve të huaj në vend i kaluan 12 milionë. Rënia e ditëve të fundit lidhet kryesisht me efektet sezonale, si rrjedhojë e prurjeve valutore nga turistët gjatë sezonit veror. R.Xh/ReportTv.al informaliteti turizmi renia e euros kembimi valutor leku euro Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 4097 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?