Euro do të jetë monedha zyrtare në Shqipëri, menjëherë pasi vendi të jetë pjesë e BE-së. Për herë të parë në ligjin "Për Bankën e Shqipërisë" është përfshirë një kapitull ku përveçse cakton që euro do të emetohet si monedhë kombëtare, gjithashtu edhe vetë Banka do t’i përshtatet rregullave të Bankës Qendrore Evropiane. “Nga data e prezantimit të EURO-s si monedhë e Republikës së Shqipërisë, Banka e Shqipërisë do të kryejë detyrat e saj të politikës monetare në përputhje me Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian, Statutin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe të Bankës Qendrore Evropiane, si dhe aktet e Bankës Qendrore Evropiane dhe rregulloret e Bashkimit Evropian”, thuhet në nenin 90 të projektligjit. LEXO edhe...Ylli Pata: Vula e thatë e BE-së që mbylli tranzicionin shqiptar përballë 'narkoshtetit' të Sali Berishës Më tej në nenin 91 saktësohet edhe më qartë që euro do të jetë monedha zyrtare në Shqipëri me hyrjen në BE, dhe përgjegjëse për futjen e tyre në qarkullim do të jetë Banka e Shqipërisë. “Njësia monetare në Republikën e Shqipërisë do të jetë 'Euro'. Banka e Shqipërisë do të fusë në qarkullim kartëmonedhat dhe monedhat Euro dhe do t’i tërheqë ato nga qarkullimi në përputhje me Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian, Statutin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe të Bankës Qendrore Evropiane, aktet e Bankës Qendrore Evropiane dhe rregulloret e Bashkimit Evropian. Banka e Shqipërisë përcakton dizajnin e monedhave që emeton në përputhje me rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian”, thuhet në 3 pikat e nenit 91 të projektligjit. Me futjen e EURO-S si monedhë kombëtare ndryshon gjithashtu edhe mënyra se si mbahet rezerva valutore. “Pas prezantimit të EURO-s si monedhë e Republikës së Shqipërisë, Banka e Shqipërisë do të mbajë dhe administrojë rezervat valutore në përputhje me Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian, Statutin e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore dhe të Bankës Qendrore. Evropiane, si dhe aktet e Bankës Qendrore Evropiane dhe rregulloret e Bashkimit Evropian”, thuhet në nenin 94 të projektligjit. Aktualisht, euro është monedha zyrtare e 21 nga 27 vendet e BE-së. Shtetet që ende nuk e kanë adoptuar euron si monedhë zyrtare janë Çekia, Hungaria, Polonia, Rumania, Suedia dhe Danimarka. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë R.Xh/E.H/ReportTv.al euro monedha europiane BE anetaresimi ne be banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.6% Vota total: 3859 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

