Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

'Ethet e Nilit', Instituti i Shëndetit Publik: Ka simptomat e gripit! Qytetarët të kenë kujdes me higjenën


Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për kujdes ndaj pickimit të mushkonjave, pas konfirmimit të rastit të parë për këtë vit me virusin “Ethet e Nilit”. Autoritetet vijojnë dezinfektimin në zonat me rrezik të lartë, kryesisht përgjatë vijës bregdetare

Pas zbulimit të rastit të parë me ethet e Nilit Perëndimor në vendin tonë, Instituti i Shëndetit Publik ka intensifikuar monitorimin dhe dezinfektimin, veçanërisht në zonat bregdetare ku prania e mushkonjave është më e lartë. “Instituti ka kryer një studim të zonave ku ka risk dhe dihet domethënë që janë zonat kryesisht zonat bregdetare që kanë pasur risk për praninë e kësaj mushkonje dhe aktualisht në këtë zona puna vazhdon dhe dezinfektimi vazhdon. “Ethet e Nilit perëndimor është sëmundje e cila transmetohet nëpërmjet mushkonjave të cilat janë bartëse të virusit të cilën e marrin nga zogjtë apo kuajt e infektuar. Është një sëmundje që transmetohet vetëm nëpërmjet mushkonjave dhe jo transmetim nga njeriu tek njeriu”, thotë Adela Vasili, epidemiologe. Epidemiologia e ISHP-së Adela Vasili tregon se simptomat variojnë nga ato të ngjashme me gripin deri në encefalit. LEXO EDHE:Ethet e Nilit në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë për këtë vit! 72-vjeçari në Korçë në karantinim “Në pjesën më të madhe të rasteve janë shenja të një gripi të lehtë dhe kjo përbën 80% të rasteve dhe vetëm 20% e rasteve janë shenja të cilat mund të tregojnë një sëmundje të rëndë siç mund të jetë një encefalit dhe në këto raste detyrimisht pacientët shtrohen në spital. Personat të cilët e shfaqin klinikisht në mënyrën më të rëndë janë persona të cilët janë mbi moshën 60 vjeç, persona të cilët kanë një imunitet të ulët si dhe persona të cilët mund të kenë bërë transplante apo ndërhyrje të rënda”, thotë ajo. Për të shmangur pickimet, autoritetet këshillojnë qytetarët të përdorin produkte mbrojtëse kundër mushkonjave dhe të eliminojnë ujërat e ndenjura. “Të marrin masat parandaluese siç është lyerja me ilaçe për të kundër mushkonjave, pra kundër pickimit të mushkonjave, njëkohësisht të eliminojnë sa të jetë e mundur ujërat e ndenjura nëpër shtëpitë e tyre dhe derdhjen e plehrave dhe dezinfektimin”, thotë Vasili. Rasti i parë për këtë vit u konfirmua të hënën tek një 72-vjeçar nga Korça. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vitin 2024 u konfirmuan 107 raste, ndërsa një vit më parë, vetëm 2 raste. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Ethet e Nilit ISHP adela vasili Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.3% Keq 33.2% Nuk e di 12.5% Vota total: 1188 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?