Lajme Zone
Ernest Muçi respekton Momo Salah, i dhuron fanellën me numrin 10-të! 25 mijë fansa të Trabzonsporit presin egjiptianin (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ernest Muçi respekton Momo Salah, i dhuron fanellën me numrin 10-të! 25 mijë fansa të Trabzonsporit presin egjiptianin (VIDEO)

Mohamed Salah mbërriti dje në Turqi për të nisur kapitullin e ri të karrierës së tij me Trabzonsporin, ndërsa transferimi i yllit egjiptian është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozët. Sulmuesi 34-vjeçar zbarkoi në Trabzon, ku rreth 25 mijë mbështetës të klubit dolën në rrugë për ta mirëpritur me këngë, fishekzjarrë dhe flakadanë. Atmosfera e krijuar nga tifozët u cilësua si një

Mohamed Salah mbërriti dje në Turqi për të nisur kapitullin e ri të karrierës së tij me Trabzonsporin, ndërsa transferimi i yllit egjiptian është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozët. Sulmuesi 34-vjeçar zbarkoi në Trabzon, ku rreth 25 mijë mbështetës të klubit dolën në rrugë për ta mirëpritur me këngë, fishekzjarrë dhe flakadanë. Atmosfera e krijuar nga tifozët u cilësua si një nga pritjet më spektakolare të organizuara ndonjëherë për një futbollist në Turqi. LEXO edhe...Shok skuadre me Ernest Muçin, Momo Salah zyrtarizohet te Trabzonspori në Turqi Pamjet e mbërritjes së Salah pushtuan menjëherë rrjetet sociale. Futbollisti egjiptian u shfaq para tifozëve i veshur me fanellën e Trabzonsporit me numrin 10, ndërsa shprehu emocionet për pritjen e jashtëzakonshme që iu rezervua. “Sinqerisht, nuk mbaj mend nëse kam parë ndonjëherë diçka të tillë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Janë 25 mijë tifozë, është e pabesueshme”, deklaroi Salah. Sa i takon numrit në fanellë, Salah kërkoi që të mbajë 10-n. Mirëpo ishte vullneti i shqiptarit Ernest Muçi që klima në ekip mos tensionohej. Muçi ishte përzgjedhur që sezonin e ri të kishte 10-n mbi shpinë, por sulmuesi kuqezi u tregua mirëkuptues dhe në shenjë respekti ia la numrin një prej futbollistëve më të mirë në botë në dhjetë vjeçarin e fundit. Salah te Liverpool mbante numrin 11-të dhe Trabzonspori i kishte rezervuar këtë numër, por ai kërkoi numrin 10 njësoj siç e mban në kombëtaren e Egjiptit. Afrimi i Salah te Trabzonspori vjen pas një periudhe të artë me Liverpoolin, ku ai kaloi nëntë sezone të suksesshme dhe u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë moderne të klubit anglez. Me fanellën e “The Reds”, Salah zhvilloi 442 ndeshje, shënoi 257 gola dhe fitoi Premier Leaguen dhe Champions Leaguen. The Turkish are NUTS ?LOOK at the reception Salah received arriving in Turkey ? pic.twitter.com/Z47X0owfVw — The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) August 5, 2026 S.Dh/ReportTv.al turqi Trabzonspor Mohamed Salah Ernest Muçi Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 60.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 1258 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?