Kosova po synon ta masivizojë sportin e “CrossFit”-it përmes aktiviteteve të organizuara jashtë palestrave, në ambiente të hapura, duke ndjekur shembullin e Shqipërisë, ku kjo disiplinë sportive ka nisur të zhvillohet më herët. Crossfitistja nga Prizreni, Alisa Hasani, tha se Shqipëria ka krijuar tashmë një traditë në organizimin e garave kombëtare dhe ndërkombëtare të “CrossFit”-it. Sipas saj, bashkëpunimi mes palestrave në Kosovë dhe Shqipëri po ndihmon në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe në promovimin e mëtejshëm të këtij sporti. LEXO edhe...Betohen 120 deputetët e legjislaturës së 11-të në Kuvendin e Kosovës Stërvitja “CrossFit” është bërë një nga disiplinat sportive me rritjen më të madhe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Hasani shpjegon se ky program stërvitor me intensitet të lartë kombinon ngritjen e peshave, gjimnastikën dhe ushtrimet kardio, ndërsa interesimi i të rinjve për këtë sport po rritet vazhdimisht. Në kuadër të aktiviteteve të “Prizreni – Qytet Evropian i Sportit”, në Kejin e Shadërvanit u organizua aktiviteti “CrossFit Open Day”, i cili mblodhi të rinj që ushtrojnë këtë disiplinë nga Kosova dhe vende të tjera. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e një jete aktive dhe të shëndetshme, si dhe nxitjen e frymës sportive përmes ushtrimeve të “CrossFit”-it edhe në ambiente të hapura. R.Xh/ReportTv.al kosove Prizren CROSSFIT sport palester Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 60.3% Nuk e di 4.6% Vota total: 1316 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

