RUSI - Mirlind Daku është sulmuesi më i ri i Spartakut të Moskës. 28-vjeçari nga Gjilani ka firmosur një kontratë tre vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit, ndërsa paga fikse e tij në sezon do të jetë 2.5 milionë euro, ku me bonuse mund të shkojë deri në 3.75 milionë euro. Si një nga sulmuesit më të mirë në tre vitet e fundit në elitën e futbollit rus, Daku i kushtoi Spartakut të Moskës 11 milionë euro. Këta të fundit paguan klauzolën e lirimit te Rubin Kazani duke afruar në Moskë sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili do të mbetet sërish në kampionatin rus të futbollit. LEXO edhe...Lufta/ Ukraina sulmon rafinerinë e pestë më të madhe të naftës në Rusi! Mister rreth dronëve "armiq" në Leipzig të Gjermanisë Daku kaloi tre sezone te Rubin Kazan, duke shënuar të paktën 10 gola në secilin sezon dhe u bë një nga sulmuesit më të mirë në ligën ruse. Ai ka shënuar 38 gola dhe 10 asiste në 89 ndeshje për klubin nga Kazani. Me një gjatësi prej 192 centimetrash, Mirlindi jo vetëm që luan me sukses si sulmues, por është edhe një asistues i mirë falë raportit të shkëlqyer të topit. Përpara se t’i bashkohej Rubinit, Daku luajti për Hajvalinë e Kosovës, Llapin dhe Ballkanin, Kukësin e Shqipërisë, Osijekun e Kroacisë dhe Murën e Sllovenisë. Sezoni më produktiv i sulmuesit ishte ai 2020-21, kur ai shënoi 31 gola dhe u bë golashënuesi më i mirë i ligës së Kosovës. Daku luajti për ekipin përfaqësues të Kosovës në nivelin e të rinjve dhe në vitin 2023, ai pranoi një ftesën e ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe që atëherë ka luajtur 17 ndeshje për kuqezinjtë, përfshirë edhe në Kampionatin Evropian. Pasi nënshkroi kontratë me Spartakun, Mirlindi vizitoi muzeun e klubit moskovit dhe ndoqi ndeshjen e Kupës kundër Orenburgut. Ai do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin të premten, teksa ka zgjedhur të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 19-të. Protesta - Tifogrupi 'Crazy North' i Spartakut, i njohur për lidhjet proserbe, ditë më parë shpalosën disa pankarta kundër afrimit të Mirlind Dakut në ekip, duke ofenduar shqiptarët. Duket se klubi nuk i ka marrë parasysh këto ankesa dhe ka afruar 28-vjeçarin për shumën e majme. Paga - Daku do të bëhet një 'car' në Rusi pasi paga e dakordësuar është e majme. Sipas raportimeve të medieve ruse, Daku do të përfitojë rreth 3.75 milionë euro në sezon. Nga kjo shumë, 2.5 milionë euro do të jenë pagë fikse, ndërsa 1.25 milionë euro do të përfitohen si bonus vjetor. Përveç pagës, 28-vjeçari do të arkëtojë edhe një bonus nënshkrimi prej 1.5 milionë eurosh. Kontrata mes palëve do të jetë e vlefshme për tre sezone, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Nëse marrëveshja respektohet deri në fund, Daku mund të përfitojë deri në 16.5 milionë euro, duke e bërë këtë transferim më fitimprurësin e karrierës së tij. Ora 12:14 'Katana 138', tatuazhi me dëshmorin e UÇK-së që përçau Mirlind Dakun me tifozët e klubit të ri në Rusi Kalimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazani drejt Spartakut të Moskës bëri që një grup ekstremistësh të klubit nga kryeqyteti rus të ofendonin shqiptarët. 'Crazy North', grupimi i Spartakut që njihet për lidhjet proserbe, shpalosi një banderolë që kundërshtonte afrimin e Dakut në Moskë, si dhe ofenduan shqiptarët me mbishkrimet "Jashtë fundërrinat shqiptare, mbështesim vëllezërit serbë".Pse 'shënjestrohet' Mirlind Daku?Daku është pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit dhe më 10 shtator 2023 shënoi një nga golat në fitoren 2-0 kundër Polonisë në Tiranë, çka i hapi rrugën kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.Pas goli Daku hoqi fanellën me numrin 19 dhe shpalosi tatuazhin 'Katana 138' që ka të gdhendur në trup. Tatuazhi kushtuar dëshmorit të UÇK-së, Agim Ramadani, bëri që sulmuesi nga Gjilani të bëhej temë jo vetëm për lojën në fushë. Daku edhe njëherë solli në kujtesë sakrificën sublime dhe derdhjen e gjakut për liri. Diçka të tillë bëri edhe komandanti i "Brigadës 138" të UÇK-së, Agim Ramadani, në vitin 1999.Komandant Agim Ramadani, në luftën për liri mori pseudonimin “Katana”, një shpatë e hollë dhe e mprehtë e përdorur nga luftëtarët samurai në Japoni, e saktë dhe vdekjeprurëse.Komandant “Katana” ishte pjesë e betejës më të rëndësishme për fatet e luftës së UÇK-së kundër pushtuesve serbë në Kosovë. Më 9 prill të vitit 1999, në krye të opearacionit “Shigjeta”, Agim Ramadani dhe njësiti “Kobra” i Brigadës 138, nisin në orët e para të mëngjesit një sulm frontal me armikun.Qëllimi ishte thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, në mënyrë që armët dhe materialet logjistike që vinin nga Shqipëria mëmë të kalonin lirshëm për të furnizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Komandant “Katana” bëhet pjesë e përjetësisë dy ditë më vonë, kur më 11 prill mbylli sytë duke rënë në betejë.Për këtë tatuazh me ndjenja patriotike mbi shpinën e Dakut, duket se tifozët proserbë të klubit nga Moska janë të ndarë për afrimin e sulmuesit shqiptar në klubin e Spartakut. Share S.Dh/ReportTv.al rubin kazan spartaku i moskes Moske mirlind daku Legjionaret Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 60.3% Nuk e di 4.6% Vota total: 1316 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

