Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

GJKKO censuron median, pedagogu Bregu: Rregullorja e re e kthen gazetarin në burokrat! Ndalimi i telefonit është arbitrar, gjykata ka frikë nga transparenca


TIRANË- Rregullorja e re e GJKKO-së që pritet të futet në fuqi nga 1 shtatori për pedagogun e komunikimit, Zylyftar Bregu është një akt që kufizon lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Në një intervistë për Report Tv, Bregu thotë se rregullorja e pengon dhe censuron punën e gazetarëve dhe se krijon një klimë tensioni mes dy pushteteve. Bregu e cilëson dokumentin një kufizim të p

TIRANË- Rregullorja e re e GJKKO-së që pritet të futet në fuqi nga 1 shtatori për pedagogun e komunikimit, Zylyftar Bregu është një akt që kufizon lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Në një intervistë për Report Tv, Bregu thotë se rregullorja e pengon dhe censuron punën e gazetarëve dhe se krijon një klimë tensioni mes dy pushteteve. Bregu e cilëson dokumentin një kufizim të panevojshëm që sipas tij shkon përtej garantimit të sigurisë dhe ndërhyn drejtpërdrejt në ushtrimin e profesionit të gazetarit. Sipas Bregut, rregullorja e burokratizon marrëdhënien e gazetarëve me GJKKO-në dhe krijon pengesa për informimin e opinionit publik mbi proceset gjyqësore. LEXO edhe...Ironia e sigurisë me Rregulloren e re të GJKKO-së kundër mediave! E botuar në web-in e Gjykatës duke përdorur një hapësirë virtuale të një kompanie pjesësh këmbimi “Rregullorja e tejkalon konceptin e sigurisë dhe futet në përmbajtjen e informacionit dhe profesionit të gazetarisë. Rregullorja e burokratizon raportin e gazetarit me GJKKO. Për gazetarët bëhet pengesë për të informuar opinionin publik mbi veprimtarinë e gjykatës. Rregullorja e shtrin juridiksionin e saj jo brenda mjediseve të gjykatës, por jashtë, duke i konsideruar nene censuruese, siç është neni 93 që thotë ndalohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale nga gazetarët për të modifikuar zërin, apo për të shkurtuar audion e marrë nga gjykata. Kjo është një gjë që kalon përtej konceptit të sigurisë. Ka shumë probleme. Përdor konceptin e akreditimit dhe që është koncept që duhet të lehtësojë raportin e gazetarëve me gjykatën, por në asnjë pikë të rregullores nuk thotë se cila është diferenca me një gazetar të akredituar dhe një të paakredituar”, thekson Bregu. Me rregulloren e re, gazetarët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, por iu hiqet edhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale të informacioneve nga seancat. Arbitrare e quan Bregu këtë pikë të rregullores, duke theksuar se Gjykata ka frikë se gazetarët do filmojnë dhe regjistrojnë, ndërkohë që celulari është mjet pune për përcjelljen e informacionit në redaksi. “Ndalon më mënyrë arbitrare telefon, me frikën se gazetarët do filmojnë dhe regjistrojnë. Së pari telefoni është mjet komunikimi. Gazetarët kanë nevojë të komunikojnë nga mjediset e brendshme të gjykatës, nga korridori, nga mjediset e përbashkëta etj”, thekson Bregu. Ai shprehet se kjo rregullore tregon frikwn qw GJKKO ka nga transparenca dhe e konsideron një përpjekje për ta mbajtur median larg sallave të gjyqit. Sipas tij, komoditeti i gjyqtarëve nuk mund të prevalojë mbi të drejtën e publikut për t'u informuar. “Mendoj që është një lloj frike që sistemi gjyqësor ka nga transparenca. E dyta mendoj që është një përpjekje për komoditet që gjyqtarët duan të kenë brenda sallës së gjyqit pa praninë e medias. Një kamera në sallën e gjyqit e shton pak kujdesin e magjistratëve qoftë në të folur, në të veshur, në të sjellë aty brenda,. Komiteti i gjyqtarëve është sekondar përballë detyrimit që ata kanë që drejtësia të jetë transparente. Për të qenë komod, mund të gjenden forma të tjera, një regji qendrore, ose të tjera forma për të garantuar edhe transparencën, por edhe ata të jenë komod dhe për të mos cenuar solemnitetin e procesit gjyqësor”, vijon Bregu. Bregu shprehet se shpreson që rregullorja të mos hyjë në fuqi më 1 shtator dhe i bën thirrje drejtuesit të GJKKO-së, Erion Bani dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor ta rishikojnë atë. Sipas tij nëse dokumenti mbetet në fuqi, pasojat do t'i ndiejë vetë sistemi i drejtësisë, i cili do të humbë besimin e opinionin publik. “Shpresoj që kjo rregullore të mos miratohet. Shpresoj që kryetari i gjykatës të reflektojë, KLGJ të ushtrojë funksionet për ta modifikuar rregulloren. Shoqatat e gazetarëve do të marrin hapat përkatës ligjorë, dërgimin në Kushtetuese apo administrative për ta rrëzuar këtë rregullore. Nëse miratohet, ajo që humbet mendoj është GJKKO, sepse ka një tjetër parim në gazetari, fakti që ata nuk duan të flasin nuk e ndalon median të mos flasë për ata. Nëse miratohet, goditja e parë do jetë ulja e besimit të opinionit publik te drejtësia, sidomos te SPAK dhe GJKKO”, thekson Bregu. Në shkelje flagrante të së drejtës së informimit, Rregullorja e kthen gazetarin në një burokrat që duhet të mbushë çdo ditë formularë për të kërkuar leje që të ndjekë seancat, ndërsa kur gjendet brenda sallës së gjyqit, trajtohet thjesht si një spektator, pa as më të voglën mundësi për të ushtruar lirisht profesionin. Rregullorja e cila hyn në fuqi më 1 shtator, parashikon që gazetarët të kërkojnë autorizim të paktën 24 orë përpara çdo seance, kufizon numrin e gazetarëve që mund të ndjekin gjyqin në sallë, ndalon përdorimin e telefonave, tabletëve dhe laptopëve gjatë gjykimit, si edhe heq mundësinë e filmimit të minutave të para të seancave gjyqësore. SI.E./E.H/ReportTv.al Erion Bani GJKKO Zylyftar Bregu rregullorja e GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 60.3% Nuk e di 4.6% Vota total: 1316 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?