Lajme Zone
Kërkohet nga Zvicra për tentativë vrasje – Gjykata e Tiranës lë në “arrest me burg” pa afat shtetasin turk Barkay Gulbas
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkohet nga Zvicra për tentativë vrasje – Gjykata e Tiranës lë në “arrest me burg” pa afat shtetasin turk Barkay Gulbas

Gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shtetasin Barkay Gulbas, i cili kërkohet nga autoritetet zvicerane për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për shtetasin Barkay Gulbas, i cili kërkohet nga autoritetet zvicerane për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”. Më herët, ndaj të kërkuarit ishte caktuar masa provizore e sigurisë “arrest me burg” me afat 40-ditor. Mirëpo, mbasi Zvicra shprehu zyrtarisht vullnetin për ekstradimin dhe dorëzimin e tij, organi i akuzës kërkoi ndryshimin e kësaj mase. Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës që masa nga arrest me afat të kthehej në “arrest me burg” pa afat, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari i gatshëm. Me këtë vendim, shtetasi turk do të qëndrojë në qeli deri në përmbylljen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Zvicrës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb