Lajme Zone
Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron veprimtarinë e medias në pasqyrimin e proceseve gjyqësore, ka përfunduar në 'lupën' edhe të OSBE-së. Organizata e cila përfshin 57 vende, ka një përfaqësues të posaçëm për lirinë e Medias. Prania e OSBE-së në Shqipëri tha për Report TV se është në dijeni të zhvillimeve dhe po e ndjek dhe analizon nga afër situatën. Ajo shpjegoi se po vlerëson në veçanti

Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron veprimtarinë e medias në pasqyrimin e proceseve gjyqësore, ka përfunduar në 'lupën' edhe të OSBE-së. Organizata e cila përfshin 57 vende, ka një përfaqësues të posaçëm për lirinë e Medias. Prania e OSBE-së në Shqipëri tha për Report TV se është në dijeni të zhvillimeve dhe po e ndjek dhe analizon nga afër situatën. Ajo shpjegoi se po vlerëson në veçanti nëse, dhe në çfarë mase, rregullorja e miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin mund të ketë implikime për garancitë e gjykimit të drejtë, procedurat gjyqësore transparente dhe aksesin në media. LEXO edhe...GJKKO censuron median, pedagogu Bregu: Rregullorja e re e kthen gazetarin në burokrat! Ndalimi i telefonit është arbitrar, gjykata ka frikë nga transparenca OSBE-ja bëri të ditur po ashtu se do të vlerësojë edhe nëse akti i hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së Erion Bani, është ose jo në përputhje me legjislacionin vendas në fuqi dhe angazhimet përkatëse të OSBE-së e standardet ndërkombëtare. R.Xh/ReportTv.al OSBE media GJKKO liria e medias Erion Bani Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.2% Jo 60% Nuk e di 4.8% Vota total: 1365 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?