Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur paraditen e sotme me protestuesit te Kryesia e Kuvendit. Banorët ndodheshin aty për të protestuar kundër shkrirjes së Bashkisë Memaliaj dhe bashkimit të saj me Tepelenën, ndërsa në Komisionin e Ligjeve po diskutoheshin ndryshimet në Reformën Territoriale.
Në momentin që Braçë me telefon në vesh ishte brenda derës hyrëse në territorin e Kryesisë së Kuvendit, kundër tij u hodhën thirrje si “o hajdut”. Teksa Braçe po kalonte për t’u futur në selinë e Kuvendit, qytetarët kanë shprehur indinjatën ndaj tij, duke e kundërshtuar në cilësinë e deputetit të Partisë Socialiste. Situata është tensionuar dhe njëri prej banorëve i ka hedhur ujë në fytyrë deputetit. Protesta e banorëve lidhet me kundërshtimin e ndryshimeve të propozuara për organizimin territorial të zonës.

