Lajme Zone
Zhduket 16-vjeçarja nga Divjaka, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
Të tjeraJOQ Albania

Zhduket 16-vjeçarja nga Divjaka, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Një adoleshente rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së djeshme dhe familja e saj po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Një adoleshente rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së djeshme dhe familja e saj po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Bëhet fjalë për 16-vjeçaren Melisa Lenja, e cila sipas familjarëve është parë për herë të fundit rreth orës 18:00, në Grabian të Divjakës. Që prej atij momenti, familja nuk ka mundur të ketë më kontakt me të.

Kushëriri i vajzës, i cili i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, ka deklaruar se familjarët kanë marrë informacion se vajza mund të jetë marrë nga një person me makinë dhe më pas të jenë larguar bashkë.

Megjithatë, ai ka sqaruar se familja nuk është e bindur se kush mund të ketë qenë personi dhe nuk mund ta konfirmojë këtë dyshim.

Familjarët apelojnë për ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë 16-vjeçaren ose të ketë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Nëse keni ndonjë informacion, jeni të lutur të kontaktoni familjen në numrin +355 68 950 8293.