Lajme Zone
Eric Wendt nis detyrën, Ambasadori i SHBA-së takohet me Ramën në Kryeministri
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Eric Wendt nis detyrën, Ambasadori i SHBA-së takohet me Ramën në Kryeministri

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin Edi Rama, sipas burimeve për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, pas nisjes zyrtare të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin Edi Rama, sipas burimeve për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, pas nisjes zyrtare të misionit të tij diplomatik në vendin tonë. Wendt mbërriti në Shqipëri për të marrë detyrën e re dhe më 26 shtator i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, duke formalizuar kështu fillimin e mandatit të tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-së.

Eric Wendt është ambasadori i 11-të amerikan në Shqipëri që prej vitit 1991, kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike.

Pas këtij takimi, ka reaguar edhe vetë Kryeministri Rama, i cili shkruan: “Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”. Top Channel