Një muaj pasi kërkoi shtesë fondesh, drejtoresha e RTSH-së miratoi krijimin e një strukture të re me 17 anëtarë; 14 prej tyre zyrtarë të RTSH-së (pagesa mbi pagë e papublikuar) dhe 3 'ekspertë të jashtëm' me nga 150 mijë lekë në muaj. Sajimi i kësaj strukture është një marifet për të shpërblyer të besuarit, jo për të transformuar programacionin... Një muaj më parë, Drejtoresha e Radio-Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, vuri kujën në Komisionin Parlamentar për gjendjen e vështirë financiare dhe kërkoi shtesë fondesh e dyfishim të taksës së televizorit.
Ndërsa pas kësaj kërkese, konkretisht më 31 korrik 2026, Eni Vasili, në bashkëpunim me Këshillin Drejtues të Radio-Televizionit, ka miratuar krijimin dhe shtimin e një strukture që do të shpenzojë miliona lekë shpërblime në muaj mbi pagat për të besuarit e saj.
Me Vendim Nr. 33, datë 31 korrik 2026, që e kanë firmosur vetëm 6 anëtarë nga 11 që ka Këshilli Drejtues, drejtoresha Eni Vasili ka krijuar një "Task-Forcë", të përbërë nga 14 shefa sektorësh të Radio-Televizionit Shqiptar dhe 3 ekspertë teknikë të jashtëm. Kjo "Task-Forcë", kryetare e të cilës do të jetë Eni Vasili, ka si objekt veprimtarie projektin e emërtuar: "Nga diagnoza e RTSH-së, tek veprimi për transformimin programor e cilësor".
Ndërsa me Vendim Nr. 34, datë 31 korrik 2026, Eni Vasili ka miratuar krijimin dhe përbërjen e Sekretariatit Teknik pranë "Task-Forcës", por të dyja i quan "struktura të posaçme" pranë Radio-Televizionit Shqiptar, me qëllim koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e procesit të "Strategjisë së Transformimit të RTSH-së në vitet 2026-2030".
Anëtarët e "Task-Forcës" do të jenë vetë Eni Vasili dhe zyrtarë të Radio-Televizionit që janë në sektorët ekonomiko-financiar, juridik, teknik; programacion, marrëdhënie me jashtë, platformë dixhitale, arkivë, menaxhim i radio-televizionit dhe i matësit të audiencës. Sipas vendimit, 14 anëtarët që janë edhe zyrtarë të Radio-Televizionit Shqiptar do t'i emërojë drejtoresha Eni Vasili, ndërsa 3 anëtarët "ekspertë të jashtëm" do të përzgjidhen me garë të hapur; të cilët do të paguhen me 150 mijë lekë në muaj.
Ndërsa për 14 anëtarët e "Task-Forcës", që janë zyrtarë të Radio-Televizionit, pagesa mujore mbi pagë nuk është bërë publike, duke thënë se është në një tabelë të veçantë.
Sajimi i kësaj strukture me 17 të paguar të tjerë duket qartë se është marifet i Eni Vasilit për të shpërblyer të besuarit e saj brenda RTSH-së dhe miqtë e mikeshat që do të përzgjedhë ajo.
Nuk ka asnjë lidhje me transformimin cilësor e programor të Radio-Televizionit Shqiptar, sepse Eni Vasili, prej 1 vit e gjysmë drejtoreshë, nuk ka ndryshuar asgjë në programacion e cilësi, përveç krijimit të stafit drejtues me të preferuarit e saj./Pamfletieni vasili taskë-forca tvsh taske2 taske1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Endri Haxhiu, 'zari' i Blendi Gonxhes ka ndërhyrë në 114 monumente kulturore dhe ka firmosur 171 ndërtime në zona arkeologjike, në Shkodër e gjithë Shqipërinë 6 Gusht 2026, 19:0619:06Anti-Mafia Aventurat e pazareve të Edi Ramës: Bechetti, 130 milionë Euro për “TV-Agon”; Behgjet Pacolli kërkon 700 milionë Euro për aeroportin e Vlorës. Po Ron Yeffet?! 6 Gusht 2026, 18:0618:06Anti-Mafia Alban Mësonjësi, nga 'Panama Papers' i Parajsave Fiskale në Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë 5 Gusht 2026, 13:5613:56Anti-Mafia Genc Mata, CEO i kontrabandës dhe trafikut në Durrës; anëtar i Këshillit Drejtues të Portit Detar me 11 dosje hetimore 4 Gusht 2026, 11:3111:31Anti-Mafia Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv 3 Gusht 2026, 19:2819:28Anti-Mafia Edi Rama i vë kapak koncesioneve "Check-up" dhe Dializës, SPAK e GJKKO lirojnë Ilir Beqjen në 24 orë 2 Gusht 2026, 13:3913:39Anti-Mafia

