Lajme Zone
Ëndrra amerikane e familjes lushnjare, iku me lotari në 2002! Tre djem vdiqën nga zjarri në SHBA, prindërit e fëmija tjetër në spital
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ëndrra amerikane e familjes lushnjare, iku me lotari në 2002! Tre djem vdiqën nga zjarri në SHBA, prindërit e fëmija tjetër në spital

Familja shqiptare, që humbi 3 fëmijë gjatë një zjarri në banesën e tyre në Florida të SHBA, më 26 gusht është nga qyteti i Lushnjës. Në vitin 2002 kishin fluturuar përtej atlantikut përmes lotarisë. Për Report TV fqinjët e tyre ndajnë detaje për jetën e çiftit të ri që kishte prekur ëndrrën amerikane.

Do të ishte mëngjesi i 26 gushtit dita kur jeta e familjes së Gentian Manatit do të ndryshonte përgjithmonë. 3 djemtë e mitur të familjes do të largoheshin nga kjo botë për t’u bashkuar me ëngjëjt në qiej. Zjarri që përfshiu banesën e tyre në Jacksonville në Florida të SHBA, shkrumboi gjithçka dhe la pas vetëm dhimbje dhe trishtim. Flakëve mundën t’iu shpëtonin Gentiani me bashkëshorten dhe një prej fëmijëve të tyre. Ata po luftojnë për jetën në një nga spitalet e vendit të largët. LEXO EDHE:Ku mund të godasë Rusia? NATO në alarm nga skenarët e Putinit, nga lufta hibride te një sulm i mundshëm ndaj vendeve të Aleancës Gentiani dhe bashkëshortja e tij Ishin larguar me ëndrra të mëdha nga lagjja 18 tetori nga qyteti i vogël i Lushnjës në vitin 2002 për të prekur tokën e premtuar përmes lotarisë amerikane. Atje do të nisnin gjithçka nga e para, duke krijuar dhe familjen e tyre që tashmë nuk është më e plotë. Më pas në SHBA do të mbërrinin edhe prindërit e Gentianit, të cilët jetonin në të njëjtin qytet, por në një tjetër banesë në Jacksonville. Mediat e huaja kanë publikuar momentet e para të tragjedisë, ku të dëshpëruar dhe në lot shfaqen gjyshërit e fëmijëve që humbën jetën, Njazi dhe Alia. Dy motrat e Gentianit që jetojnë në Lushnjë kanë arritur të sigurojnë vizat dhe të udhëtojnë përtej atlantikut mëngjesin e sotëm për të qenë pranë vëllait të tyre në këto momente zie. Të prekur nga kjo fatkeqësi, fqinj të familjes Manati në Lushnjë shprehen të tronditur për Report TV. “Nuk ka fatkeqësi më të madhe në jetë, të rritësh tre fëmijë me sakrificë”, thotë një fqinje. Një tjetër i afërm rrëfen momentin kur mori lajmin e hidhur dhe ndan detaje se si çifti i ri ishte zhvendosur nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën amerikane. “U tronditëm kur e morëm vesh”, tha një tjetër. Për shpenzimet e funeralit dhe shërbimet mjekësore që po marrin 3 të lënduarit janë kujdesur vetë shqiptarët, të cilët kanë kontribuar me mbi 200 mijë dollarë përmes një gofound me, të hapur nga një kushërirë e familjes Manati.Trupat e tret ë miturve do të prehen në SHBA, aty ku edhe kishin lindur. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: gentian manati lushnje Fier SHBA zjarr Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.2% Nuk e di 12.9% Vota total: 4578 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?