Zjarri i rënë që prej mbrëmjes së së enjtes në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot, vijon të jetë aktiv edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në terren, ndërsa forcat zjarrfikëse janë vendosur në pozicionet pranë banesave, për të parandaluar afrimin e zjarrit. LEXO edhe...Pjerin Ndreu apel qytetarëve të Lezhës: Mos ndizni zjarre, një shkëndijë mjafton për të shkaktuar një katastrofë (VIDEO) Që prej orës 08:00 ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu u ka bërë apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre pasi mungesa e reshjeve ka krijuar kushte për favorizimin e tyre. Ndreu thekson se dëmi që mund të vijë nga pakujdesia apo qëllimisht mund të përshkallëzojë në rrezik për banesat dhe jetën e njerëzve. Edhe vatra e zjarrit në Gramëz të Krujës që zbriti deri në aksin Thumanë-Kashar duke rrezikuar qarkullimin, është shuar. Mbrëmja e së enjtes rezultoi kritike për fshatin Piraj të Lezhës ku situata u vu nën kontroll pas 5 orëve betejë me flakët. Nga zjarri u dogjën dy shtëpi të braktisura, një kasolle bagëtish, sipërfaqe të mëdha me pemë, si dhe është dëmtuar linja hekurudhore. Vatra të tjera pati edhe në Galush e Gjevurë të Peqinit, vend-depozitimin e mbetjeve të bashkive Bulqizë dhe Klos, si dhe në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në Fier. Lajm në përditësim... Ora 08:29 Pjerin Ndreu apel qytetarëve të Lezhës: Mos ndizni zjarre, një shkëndijë mjafton për të shkaktuar një katastrofë (VIDEO) Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre, në kuadër edhe të situatës së ditëve të fundit, e veçanërisht së enjtes.Ndreu shkruan krah një videoje se në kushtet e thatësirës, një shkëndijë e ndezur me dashje apo nga pakujdesia, mund të ketë pasoja të rënda në banesa, prona dhe jetë njerëzish.Postimi i plotë:Apel urgjent për të gjithë qytetarët e Lezhës dhe zonave përreth!Të nderuar qytetarë,Ditët e fundit, dhe veçanërisht gjatë ditës së djeshme, jemi përballur me situata dramatike nga zjarret në Piraj, Barbullojë dhe Manati.Në kushtet kur prej më shumë se tre muajsh mungojnë reshjet, bimësia është jashtëzakonisht e thatë dhe era favorizon përhapjen e flakëve, mjafton një shkëndijë për të shkaktuar një katastrofë!Ndezja e zjarrit në ferra, ara, mbeturina apo ambiente të hapura, qoftë me dashje apo nga pakujdesia, mund të vërë në rrezik banesa, prona dhe mbi të gjitha jetë njerëzish.Ju bëjmë thirrje: MOS NDIZNI ZJARRE!Në këto kushte, çdo papërgjegjshmëri mund të ketë pasoja shumë të rënda. Kur flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrja bëhet jashtëzakonisht e vështirë dhe mbrojtja e banesave një sfidë e madhe.Kërkojmë bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë e çdo banori. Parandalimi është mbrojtja më e mirë!Një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë një fatkeqësi të madhe.Të mbrojmë së bashku njerëzit, shtëpitë dhe territorin tonë! Share P.J/ReportTv.al gramez krujë manati Lezhe zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.7% Jo 24% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2432 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

