Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Peleshi pret ambasadorin amerikan: Kuvendi, rol të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA (VIDEO)


Niko Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Peleshi theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA. LEXO edhe...Rama publikon foton me Trump në SHBA dhe ironizon opozitën: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA Eric Wendt dorëzoi letrat kredenciale të shtunën tek Presidenti Bajram Begaj, ndërsa në nisje të punës së tij zhvilloi fillimisht një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me shefin e diplomacisë, Ferit Hoxha. SI.E./E.H/ReportTv.al ambasada e shba SHBA Eric Wendt kuvend niko peleshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.4% Jo 24.4% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2471 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?