Lajme Zone
Greqi/ E përndiqte prej kohësh, rumuni sulmon me thikë ish-partneren dhe bashkëjetuesin e saj shqiptar! Ngjitet në banesë nga ballkoni
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Greqi/ E përndiqte prej kohësh, rumuni sulmon me thikë ish-partneren dhe bashkëjetuesin e saj shqiptar! Ngjitet në banesë nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 32-vjeçar rumun ka sulmuar me thikë ish-partneren e tij dhe bashkëjetuesin e kësaj të fundit, i cili ishte me orgjinë nga Shqipëria.

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 32-vjeçar rumun ka sulmuar me thikë ish-partneren e tij dhe bashkëjetuesin e kësaj të fundit, i cili ishte me orgjinë nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes në banesën e ish-gruas së 32-vjeçarit rumin. Ky i fundit, sipas mediave greke prej kohësh e përndiqte ish-partneren e cila kishte nisur një bashkëjetesë të re. “E kërcënonte se do t’ia shtypte kokën. Vajza e kishte dëbuar nga shtëpia, ndërsa policia kishte ardhur shumë herë këtu. Ai e kërcënonte çdo ditë”, tregon një banor i zonës për 32-vjeçarin. LEXO edhe...Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE! Fondacioni Çamëria: Tirana të reagojë Një tjetër banor i zonës rrëfen për mediat greke se 32-vjeçari shfaqej shpesh poshtë shtëpisë së ish-parenteres. “Brenda shtëpisë nuk e dinim se çfarë ndodhte, por e dëgjonim në ballkon duke bërtitur. Vinte çdo ditë dhe e përndiqte. Për këtë arsye ata shkonin në polici dhe e denonconin. E arrestuan dhe më pas e lanë përsëri të lirë”, thotë ai. Një tjetër banore e lagjes deklaroi se vajza kishte njoftuar policinë se kishte frikë prej tij. “Kishte rreth një vit që e kishin dëbuar nga shtëpia”, tregon ajo. 32-vjeçari rumun u ngjit në ballkonin e banesës së ish-partneres së tij. Pasi theu me një varre dritaren e shtëpisë, ai arriti të hynte brenda dhe sulmoi me thikë 32-vjeçaren dhe partnerin e saj shqiptar Klevis Tite, duke u shkaktuar atyre plagë të shumta. Gruaja mori plagë në shpinë, në mushkëri dhe në gjymtyrët e sipërme, ndërsa 33-vjeçari ka plagë në zonën e klavikulës, në brinjë dhe në organet gjenitale. Të dy të plagosurit u transportuan fillimisht në Spitalin Asklepieio të Voulës. Më pas, për shkak të gjendjes së saj të rëndë, 32-vjeçarja u transferua në spitalin «Evangelismos». Të dy ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësor, ndërsa në momentin e sulmit në banesë ishin edhe 2 fëmijët e mitur të që 32-vjeçarja kishte me rumunin, përkatësisht 2 vjeç e gjysmë dhe 1 vjeç e gjysmë. SI.E./ReportTv.al Klevis Tite greqi shqiptar rumun shqiptaret ne greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.4% Jo 24.4% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2471 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?