Një sulm rus gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Kiev, ku një ndërtesë 25-katëshe banimi në zonën e Darnytskyit është dëmtuar. Përplasjet kanë shkaktuar zjarr në katet e sipërme të pallatit, ndërsa në zonë janë mobilizuar menjëherë ekipet e shpëtimit dhe emergjencave. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se si pasojë e sulmit një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Forcat e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në ndërtesën e prekur, ndërsa autoritetet po verifikojnë përmasat e dëmeve. Sulmet kanë prekur edhe infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas. Mediat vendase raportojnë se Ura Jugore është goditur, ndërsa në disa prej urave të Kievit është vendosur kufizim i përkohshëm i qarkullimit për shkak të situatës së krijuar gjatë natës. ❗️ Russian strike hits a high-rise residential building in Kyiv overnight A 25-story residential building was damaged in Kyiv’s Darnytskyi district.
According to Mayor Vitali Klitschko, one man was killed and at least 15 people were injured in the overnight large-scale attack on the capital.
— NEXTA (@nexta_tv) October 2, 2026 Autoritetet ukrainase vijojnë kontrollet në zonat e prekura për të përcaktuar dëmet materiale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: rusia sylm rus ukraina

