Emirjana Sako e Durrrësit duket se ka humbur çdo lloj sensi logjik dhe paratë e tenderave në klientelizma i kanë errësuar sytë, por në këmbim të kësaj ka rregulluar punët me SPAK. Sekreti është respekti i fisit ndaj prokurorëve të drejtësisë së re.
Një tender i rëndësishëm për infrastrukturën, është shndërruar në teatrin e radhës se si zhduken konkurrentët për t’i hapur rrugën një fituesi të vetëm. Fondi limit i këtij tenderi ishte mbi 5 MILIONË €. Në garë janë futur 26 operatorë ekonomikë dhe bashkrishje operatorësh, duke krijuar përshtypjen e një gare të fortë në letër. Por, si zakonisht në bashkitë tona, në fund fiton "fatlumi" i preferuar, ndërsa të tjerët fshihen me fshirëse nga tavolina.
Në njoftimin e fituesit bie në sy një skenar i përsëritur dhe alarmant... skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues, përveç fituesit! Fituesi nuk ka qenë operatori me ofertën më të ulët, duke ngritur dyshime të forta mbi mënyrën se si janë llogaritur kriteret dhe se si janë flakur poshtë ofertat e tjera ekonomike.
Kompania e cila është shpallur fituese përfundimtare është “ALBAVIA” shpk (në bashkëpunim me Re-CH Project shpk), me një vlerë ofertë prej 3 MILIONË €.
Sipas të dhënave zyrtare të ekstraktit të QKB-së, kompania “ALBAVIA” shpk zotërohet nga dy aksionerë kryesorë Hasan Hafizi (me 52% të kuotave) dhe Shkëlqim Rakipaj (me 48% të kuotave). Hasan Hafizi është kushëriri i ish-kreut të SPAK Arben Krajës, njëkohësisht bashkëshort i ish-deputetes së PS Mimoza Hafizit.
Megjithatë, kjo kompani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë apo kronikën e tenderëve. Sfidat e saj në tregun e ndërtimit shpesh janë shoqëruar me hije dyshimi. Jo më larg se prilli i këtij viti, emri i “ALBAVIA” shpk ka qenë në qendër të një operacioni të prokurorisë për skema mashtrimi me TVSH-në, ku llogaritë e saj bankare janë bërë subjekt sekuestrosh për shkak të dëmeve të llogaritura në miliona lekë, ndërkohë që administratorë të saj figurojnë po emrat e sipërpërmendur. Dhe me këtë profil, Bashkia e Durrësit i beson qindra milionë lekë fonde publike për rrugët e qytetit!
Deri kur do të vazhdojë kjo tallje me fondet publike?
Qytetarët e Durrësit meritojnë rrugë dhe infrastrukturë të rregullt, jo tendera të lidhur me litar nga zyrat e shtetit për klientelizëm të pastër.

