Reshjet e dendura të shiut dhe shkarkesat elektrike kanë përfshirë qytetin e Elbasanit tw premten. Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, deri në këto momente nuk raportohet për probleme apo incidente të shkaktuara nga kushtet atmosferike. Situata vijon të monitorohet, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të reshjeve të dendura dhe pranisë së shkarkesave elektrike.
