Lajme Zone
Arrestimet në Lezhë: Dyshohet se një prej personave është i përfshirë në ekzekutimin e Artan Myrtajt
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimet në Lezhë: Dyshohet se një prej personave është i përfshirë në ekzekutimin e Artan Myrtajt

Tre persona kanë rënë në pranga, pasi dyshohet se po përgatitnin një atentat. Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje edhe me ngjarje të tjera të rënda kriminale, përfshirë atentatet e ndodhura në Sarandë dhe Mirditë.

Operacionet policore janë zhvilluar në disa qytete, mes tyre Shkodra, Lezha, Kamza dhe Saranda. Sipas dyshimeve të hetuesve, njëri prej personave të arrestuar mund të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, në Sarandë.

Sipas Policisë, dy prej të dyshuarve lëviznin të armatosur dhe të pajisur me skafandra me një motomjet të vjedhur në Suedi, në aksin e vjetër rrugor Pllanë-Lezhë. Ndërkohë, personi i tretë dyshohet se bashkëpunonte me ta, duke u siguruar largimin me automjet pas kryerjes së krimit.

Në pranga kanë rënë E. Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush, K. Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamëz, dhe V. Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin. Ky i fundit, sipas Policisë, rezulton me precedentë të shumtë penalë për vepra penale kundër personit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e dyshuar kriminale, për të përcaktuar rolin e secilit prej të arrestuarve dhe për të zbardhur nëse ata kanë lidhje me atentatet e mëparshme, si dhe nëse persona të tjerë janë të përfshirë në këto ngjarje.