Dy mina antitank janë tërhequr me sukses në fshatin Borsh, në Njësinë Administrative Lukovë, Bashkia Himarë. Operacioni u zhvillua ditën e sotme nga ekspertë xhenierë EOD të Forcave të Armatosura.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja u realizua pas një kërkese për mbështetje me ekspertë të specializuar në identifikimin dhe trajtimin e mjeteve shpërthyese.
Pas përfundimit të operacionit, dy minat antitank u transportuan drejt Tiranës. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me origjinën e minave, si dhe rrethanat në të cilat ato janë konstatuar në zonën e Borshit.
Operacioni u përmbyll me sukses, ndërsa nuk raportohet për detaje të tjera nga autoritetet lidhur me rastin. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet minat antitank

