Lajme Zone
Ekzaminimet zbulojnë probleme me këmbën e thyer, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
PolitikëBalkanWeb

Ekzaminimet zbulojnë probleme me këmbën e thyer, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer. Sipas informacioneve, pas një ekzaminimi të kryer sot në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar kryerjen e një operacioni të ri për trajtimin e frakturës. Shqetësimet për gjendjen shëndetësore të Veliajt janë ngritur prej ditësh nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili më herët deklaroi se prej afro dy javësh ishte kërkuar zyrtarisht kryerja e ekzaminimeve për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të këmbës, por ato nuk ishin realizuar. Veliaj ndodhet në ambientet spitalore të burgut të Fierit, ku ishte transferuar për shkak të frakturës në këmbë. Ai ka lëvizur me paterica dhe ka marrë qetësues për dhimbjet. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb