Lajme Zone
Ekstradohet nga Kolumbia “Kimisti”, i dënuar me 14 vite burg për laboratorin e k*kainës në Frakull
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ekstradohet nga Kolumbia “Kimisti”, i dënuar me 14 vite burg për laboratorin e k*kainës në Frakull

Një prej personave të konsideruar kyç në dosjen e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit është ekstraduar nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i njohur me nofkën “Kimisti”, i cili do të vuajë dënimin me 14 vite burg të dhënë nga Gjykata pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme . Rodriguez akuzohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në fun

Një prej personave të konsideruar kyç në dosjen e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit është ekstraduar nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtetasin kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i njohur me nofkën “Kimisti”, i cili do të vuajë dënimin me 14 vite burg të dhënë nga Gjykata pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme .

Rodriguez akuzohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në funksionimin e laboratorit të përpunimit të kokainës në Frakull , një nga goditjet më të mëdha të autoriteteve shqiptare kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas autoriteteve, pas zbulimit të laboratorit ai u largua nga Shqipëria për t’iu shmangur drejtësisë, por u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi, çka bëri të mundur nisjen e procedurave të ekstradimit.

Me mbërritjen në vend, kolumbiani do të vuajë dënimin prej 14 vitesh burg, ndërsa çështja e laboratorit të kokainës në Frakull mbetet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm