Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço deklaroi sot se Policia e Shtetit ka kapur pajisje GPS në automjetet e veta, të vendosura nga protestuesit.
I ftuar në emisionin “Now” nga Erla Mëhillin, Karamuço tha se se këto pajisje u vendoseshin automjeteve të policisë për të gjurmuar lëvizjet e tyre në Tiranë. “E dini që sot janë kapur GPS nga ana e Policisë së Shtetit që ju vendoseshin makinat e policisë për të parë se ku qarkullonin në Tiranë? GPS-ja vendosnin protestuesit GPS makinave të policisë. Po pra, po janë kapur sot në magazina…”, deklaroi Karamuço./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

