Tottenham siguroi fitoren e parë të sezonit në Premier League, duke mposhtur 3-1 Coventry Cityn.
Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 14-të, me një goditje të saktë të James Maddison nga jashtë zonës.
Coventry barazoi përkohësisht shifrat në fillimin e pjesës së dytë, përmes golit të Jack Rudonit.
Nëntë minuta më vonë, Omar Marmoush riktheu avantazhin për ekipin e Roberto De Zerbit me golin e tij të parë në klub.
Gjatë minutave të fundit, Dejan Kulusevski u rikthye në fushë pas 526 ditësh mungesë.
Zëvendësuesi Ben Davies vulosi rezultatin përfundimtar 3-1 thellë në minutat shtesë të takimit.
Me këtë sukses, Tottenham ngjitet në vendin e 16-të të renditjes, duke lënë Coventryn një pozicion më poshtë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

