Analistin Andi Bushati komentoi sot situatën e kryeministrit Edi Rama përballë protestave 7 ditore.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Bushati tha se Rama ose do të vdesë si një diktator ose do të shporret si i tillë, pasi nuk ekziston një alternativë e tretë. "Këto ditë mendoj unë e kanë shtuar numrin e atyre shqiptarëve, në mënyrë progresive, që mendojnë se tanimë, Edi Rama nuk është nga ata që largohet nga pushteti pa gjak, pa dhunë, dhe në mënyrë demokratike. Që i shohin me përbuzje ato përrallat e një jete të tretë si artist a si piktor me Koçon që e paroa, ku e di unë se çfarë. Domethënë, tani të gjithë e dinë që Rama o do vdesi si diktator, o do shporret si diktator. Këto janë dy alternativat e vetme që ka",-tha Bushati./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

