Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ekskluzive/ Nisja e sesionit të ri Parlamentar, Bardhi për Report Tv: Jo bojkot por përballje! Votë kundër propozimit të PS për pagat e gjyqtarëve


Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, paralajmëron votën kundër propozimit socialist për pagat e gjyqtarëve, si dhe reformës territoriale të propozuar prej shumicës. Në një intervistë për Report Tv, Bardhi thotë se Kuvendi e ka detyrim të shqyrtojë edhe nismat e depozituara nga PD për shfuqizimin e ligjeve, që lidhen drejtpërdrejt edhe me kërkesat e protestuesve.

Nuk ka dilema. Partia Demokratike nuk ka në plan të bojkotojë Kuvendin me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, flet ekskluzivisht për Report Tv një ditë para nisjes së sesionit të ri, ndërsa thotë se përballja do të jetë strategjia e opozitës me rifillimin e Parlamentit. “Gjithmonë raporti i PD-së me Parlamentin ka qenë i kushtëzuar, ka qenë i kushtëzuar nga mbrojtja e interesit publik. Siç kemi vepruar dhe e kemi thënë edhe sesionin tjetër, që në nisje të kësaj legjislature, Partia Demokratike nuk e bojkoton Parlamentin, por do të jemi aty për t'u përballur me mazhorancën, për interesin e qytetarëve dhe për të shtyrë përpara axhendën e tyre”, thotë Gazment Bardhi për Report Tv. Në krye të axhendës, Bardhi thotë se do të jetë reforma territoriale, duke përsëritur se PD nuk e jep votën e saj pro propozimit socialist që zvogëlon numrin e bashkive. LEXO EDHE:Debati për pagat e magjistratëve në Report TV, Duraj kërkon trajtim dinjitoz për magjistratët, Basha: Të presin vendimin e Kuvendit “Nuk kemi votë për projektligjin që ka propozuar mazhoranca. Është depozituar në kundërshtim me ligjin, ky proces konsultimi është duke u kryer në këto momente si fasadë, duhet të rikthehemi te nevoja për reformë reale territoriale, ne kemi një projekt që gjykojmë që është më i miri, do nisim konsultimet me qytetarët dhe në përfundim do të kemi edhe zyrtarizim të iniciativës sonë. Kërkesat e legjislacionit europian kërkojnë që zëri i komunitetit të dëgjohet. Mendimi i popullatës të jetë përcaktues. Pres reflektim, deputetët që duhet të jenë zëdhënës të qytetarëve”, tha Bardhi. Votë kundër kreu i Grupit Parlamentar paralajmëron edhe mbi propozimin socialist për të zgjidhur çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë, çështje që, sipas tij, ka futur në kolaps shtetin e së drejtës. “Ne sot kemi një sistem gjyqësor që nuk merr dot pagat. Qeveria ka refuzuar jo thjesht të zbatojë vendimin e GJK-së, por edhe sugjerimin e Kuvendit. Edhe veprimi i KLGJ-së e KLP-së ngre pikëpyetje, por përgjegjësia është e qeverisë dhe Kuvendit. Propozimi i sjellë nga disa kolegë të PS-së gjithashtu nuk i jep zgjidhje kësaj çështjeje, në pikëpamjen tonë edhe ky projektligj është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Paralajmëroni votë kundër? Padiskutim, sepse në analizën e ekspertëve tanë, nuk përmbush kriteret e vendimeve të GJK-së”, thekson Bardhi. Gazment Bardhi u kërkon socialistëve të respektojnë Gjykatën Kushtetuese edhe për vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 11 majit. Ai kërkon që zgjidhje t'i jepet edhe çështjes “Balluku” e, duke shpresuar që SPAK në këtë sesion të ri t'i drejtohet sërish Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, i kërkon mazhorancës të reflektojë e të mos bëhet më pengesë e drejtësisë në hetimin ndaj të korruptuarve. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:20 Harta territoriale, Bardhi për Report Tv: Kërkohet reformë reale, PS të reflektojë! Zgjedhjet vendore? PD të ketë gati kandidatët brenda tetorit Në intervistën për Report Tv, Gazment Bardhi thotë se Reforma Territoriale do të jetë në krye të axhendës së PD-së në Parlament. Ai shprehet kundër propozimit socialist, duke thënë se nuk reflekton nevojat e qytetarëve për shërbime më afër tyre.“Nuk kemi votë për projektligjin që ka propozuar mazhoranca. Është depozituar në kundërshtim me ligjin, ky proces konsultimi është duke u kryer në këto momente si fasadë, duhet të rikthehemi te nevoja për reformë reale territoriale, ne kemi një projekt që gjykojmë që është më i miri, do nisim konsultimet me qytetarët dhe në përfundim do të kemi edhe zyrtarizim të iniciativës sonë. Kërkesat e legjislacionit europian kërkojnë që zëri i komunitetit të dëgjohet. Mendimi i popullatës të jetë përcaktues. Pres reflektim, deputetët që duhet të jenë zëdhënës të qytetarëve”, thekson Bardhi.Por, pavarësisht fatit të Reformës Territoriale, Bardhi i kërkon PD-së që të jetë e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke nxjerrë kandidatët e saj brenda muajit nëntor.“Gjykoj se duhet të nisim menjëherë përgatitjet për zgjedhjet lokale. Në vlerësimin tim, kandidatët duhet të paraqiten shumë më shpejt nga sa kemi vepruar më parë. Mundësisht, brenda shtatorit e tetorit të kemi të plotë listën e kandidatëve. Nuk ka rëndësi me primare apo pa primare, e rëndësishme është që të kemi kandidatë me reputacion që gëzojnë mbështetje jo vetëm nga demokratët, por edhe më gjerë nga qytetarët”, thotë Bardhi. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 15:11 Ngërçi për pagat e gjyqësorit, Bardhi: Votë kundër propozimit të PS! Nuk jep zgjidhje kushtetuese Pagat e gjyqësorit pritet të jenë një patate e nxehtë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, pasi opozita bën përgjegjëse qeverinë për ngërçin. Gazment Bardhi thotë se është përgjegjësi e qeverisë dhe Kuvendit situata me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, teksa edhe nisma e deputetëve socialistë, sipas tij, nuk jep zgjidhje kushtetuese, ndaj paralajmëron votën kundër të grupit të PD-së.“Ne sot kemi një sistem gjyqësor që nuk merr dot pagat. Dhe kjo nuk është përgjegjësi e sistemit gjyqësor, dhe kjo nuk është përgjegjësi e tyre, është përgjegjësi e qeverisë dhe Kuvendit që nuk zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Është e paimagjinueshme në një vend që aspiron BE-në të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Çështja është trajtuar në Kuvend në prill të 2026-s, Këshilli i Legjislacionit e ka konsideruar të qartë vendimin e GJK-së dhe, meqë ka efekt financiar, qeveria duhet të sillte ndryshimet. Qeveria ka refuzuar jo thjesht të zbatojë vendimin e GJK-së, por edhe sugjerimin e Kuvendit. Edhe veprimi i KLGJ-së e KLP-së ngre pikëpyetje, por përgjegjësia është e qeverisë dhe Kuvendit. Propozimi i sjellë nga disa kolegë të PS-së gjithashtu nuk i jep zgjidhje kësaj çështjeje, në pikëpamjen tonë edhe ky projektligj është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Paralajmëroni votë kundër? Padiskutim, sepse në analizën e ekspertëve tanë, nuk përmbush kriteret e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi për Report Tv. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 15:08 Imuniteti i Ballukut/ Bardhi: Shumica të reflektojë, jo bunker i zyrtarëve të korruptuar! Shqipëria të ndjekë shembullin e Malit të Zi Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, komenton edhe çështjen e Ballukut, imuniteti i së cilës u mbrojt nga deputetët e mazhorancës në muajin mars.Me shpresën se SPAK do të dërgojë një tjetër kërkesë për arrestimin e saj, Bardhi i kërkon mazhorancës të reflektojë dhe Shqipërisë të ndjekë shembullin e Malit të Zi në nismën për heqjen me ligj të mburojës së imunitetit për zyrtarët e lartë.“Është e paimagjinueshme që Parlamenti të shërbejë si bunker i zyrtarëve të lartë të korruptuar që hetohen. Secili duhet të jetë i barabartë para ligjit. Pres që SPAK të zbatojë ligjin, të veprojë në përputhje me Kushtetutën e ligjin dhe shumica në vend të reflektojë. Parlamenti i një vendi fqinj, Malit të Zi, shfuqizoi dispozitat për heqjen e imunitetit të kryeministrit dhe ministrave, ndërkohë që shumica këtu e ka kthyer në bunker ku strehohen ata që hetohen nga SPAK”, thotë Bardhi. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: sesioni parlamentar PD gazment bardhi pagat e drejtesise SPAK heton Ballukun belinda balluku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mara emigrante ne Itali: 07/09/2026 16:03 Eshte e qarte se do te mbroni gjyqtaret sepse jeni njesoj qe nuk zbatoni ligjet , n Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.3% Magjistratëve 14.3% Nuk e di 5.4% Vota total: 827 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?