Teatri “Skampa” në Elbasan dhe drejtuesi i tij, K.K., janë nën hetim lidhur me disa projekte të realizuara gjatë periudhës 2022-2026.
CNA ka mësuar se kallëzimi është bërë nga E.N., ish-financiere dhe ish-punonjëse e institucionit.
Pas kallëzimit, çështja është marrë në verifikim nga Prokuroria, ndërsa në hetime është përfshirë edhe sektori i Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Burime për CNA bëjnë me dije se po verifikohen procedurat dhe mënyra e administrimit të fondeve në kuadër të projekteve të zhvilluara nga Teatri “Skampa” përgjatë viteve 2022-2026, ndërsa dyshimet lidhen me abuzime të mundshme financiare.
Hetimi është në fazat e verifikimit dhe deri në këtë moment nuk ka një vendim përfundimtar lidhur me përgjegjësinë e personave të përfshirë. Autoritetet pritet të administrojnë dokumentacionin financiar dhe të marrin në pyetje personat që mund të kenë dijeni për procedurat e ndjekura./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

