Një 20-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Recently”.
Xhuljan Rrethaj u vu në pranga, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas të mitur, në periudha të ndryshme, në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë, ka kryer disa raste vjedhjeje, konkretisht motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal.
Motomjetet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Shkodërvjedhje

