Lajme Zone
Sherri i biznesmenëve te ‘Regina Palm’ në Vlorë, sot masa e sigurisë për të arrestuarit
Të tjeraReport TV

Sherri i biznesmenëve te ‘Regina Palm’ në Vlorë, sot masa e sigurisë për të arrestuarit

Luan Muça, Klaudjo Lleshaj dhe Mandrit Lleshaj do të paraqiten përpara Gjykatës së Tiranës, kuse Anxhelo Breshani dhe Blerim Heta, asaj të Vlorës.

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e konfliktit që ndodhi në ambientet e hotel “Regina” në Vlorë, ku disa persona fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit, Vasil Bedinaj ndërsa më pas kanë nxjerrë armët. Luan Muça, Klaudio Lleshaj dhe Mandrit Lleshaj do të paraqiten përpara Gjykatës së Tiranës, kuse Anxhelo Breshani dhe Blerim Heta, asaj të Vlorës. LEXO edhe...Zjarri në Himarë, Rama takim me banorët: Çfarë s’na vret, na bën më të fortë! Dëmshpërblim për të prekurit (VIDEO) Çështja i ka kaluar Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës. Sipas pretendimeve shkak për ngjarjen është bërë një gjobë prej 5 milionë eurosh, për të cilën biznesmeni Vasil Bedinaj ka akuzuar Luan Muçën, një tjetër biznesmen, drejtues i kompanisë ‘Delta Group’. Ky i fundit në dëshminë e tij ka kundërshtuar pretendimet për gjobë duke pretenduar se konflikti kishte ndodhur për shkaqe pronësie ne bregdetin e jugut. Sipas tij lidhur me pronën shkak i konfliktit janë pretendimet lidhur me ligjshmërinë e dokumentacionit. Pas konfliktit në ambientet e hotelit dy prej personave të përfshirë janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës, ndërkohë nga hetimet u mësua se dy persona të tjerë nga grupi i përfshirë në konflikt ishin punonjës të policisë ushtarake, ndaj të cilëve u mora masa e pezullimit. Konflikti ngjalli reagime të shumta, ndër të cilat dhe ai i kryeministrit Rama, ndërsa Policia dhe Prokuroria thanë se po bënin një hetim të thelluar lidhur me ngjarjen. Sipas Ramës konflikti ishte për një tokë shtetërore, të cilën sipas tij do e rimarrë shteti për ta kthyer në ullishte. P.J/ReportTv.al perplasja muca bedinaj Vlore Vasil Bedinaj Luan Muca Klaudio Lleshaj Mandrit Lleshaj Anxhelo Breshani Blerim Heta Regina Palm Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 4549 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?