Lajme Zone
Narkotikë dhe armëmbajtje pa leje/ Arrestohen 20 shtetas në Sarandë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Narkotikë dhe armëmbajtje pa leje/ Arrestohen 20 shtetas në Sarandë

Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e operacioni policor të koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, konkretisht: A. O., 2

Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e operacioni policor të koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, konkretisht:

A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç, banues në Ksamil; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç; Dh. T., 33 vjeç; Xh. M., 27 vjeç; V. K., 23 vjeç; F. L., 54 vjeç; B. K., 26 vjeç; Sh. B., 20 vjeç; A. B., 20 vjeç; N. R., 24 vjeç; E. D., 30 vjeç; D. S., 22 vjeç; K. O., 28 vjeç dhe F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bazë të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, shtetasve D. S. dhe Sh. B. policia u gjeti nga një armë zjarri pistoletë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro.

Ndërkohë, gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos ushtruar kontroll në një nga dhomat e hotelit, ku u kap shtetasi Sh. B. dhe iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Më parë, në kuadër të këtij procedimi, më datë 31.07.2026, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., si dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se synonin ta shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.