Policia e Sarandës ka finalizuar të shtunën një operacion antidrogë me një numër të konsiderueshëm të masash sigurie me vendim gjykate. Burime të Report TV bëjnë me dije se të gjitha masat janë ekzekutuar, personat janë arrestuar të gjithë dhe janë në akuzë për shpërndarje të lëndëve narkotike. LEXO edhe...Porositi gati 5 kg kanabis me THC nga SHBA, i riu frikësohet të tërheqë pakon në postën e Shkodrës! Pas 2 javësh në vëzhgim, kapet në banesë në Bathore (VIDEO) Po ashtu, nga kontrollet janë gjetur 2 pistoleta dhe një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, hashash dhe kokainë që ishin të destinuar për t’u shitur. Të njëjtat burime bëjnë me dije se shpërndarësit e drogës përdornin kryesisht shëtitoren e Sarandës për të kërkuar blerës dhe bindur për të shitur, kryesisht turistë. Në pranga ka rënë edhe një emër i njohur në këtë qytet, i cili prej vitesh dyshohet se merrej me aktivitet të paligjshëm të shpërndarjes së drogës. Për të njëjtin hetim, pak kohë më parë janë arrestuar edhe 3 persona të tjera me sasi të konsiderueshme kokaine. Lajmi në përditësim U.D/ReportTv.al turiste kokaine hashash droge sarande Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 4477 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

