Lajme Zone
Eklipsi i Diellit në Europë vë Spanjën në fokus/ Spektakli i rrallë shihet edhe në Shqipëri
EkonomiSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Eklipsi i Diellit në Europë vë Spanjën në fokus/ Spektakli i rrallë shihet edhe në Shqipëri

Miliona njerëz në Europë mund të përjetojnë sot eklipsin e Diellit. Por në Spanjë do të shihet më mirë spektakli i rrallë në qiellin e mbrëmjes. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e zjarreve në pyje.

Miliona njerëz në Europë mund të përjetojnë sot eklipsin e Diellit. Por në Spanjë do të shihet më mirë spektakli i rrallë në qiellin e mbrëmjes. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e zjarreve në pyje. Për të vëzhguar një eklips diellor, mbrëmjen e së mërkurës (12.08.2026) miliona sy do të drejtohen nga horizonti perëndimor. Pak kohë para perëndimit të diellit, Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe në pjesë të mëdha të Evropës do të krijohet papritur muzgu ose madje errësirë e plotë. Lexo edhe:Nuk është Tirana, ja nga ku mund ta shihni më mirë eklipsin diellor sonte... Në Shqipëri, do të ketë mundësi të shijohet gjithashtu pasi mund të shihet pjesërisht. Në disa qytete do të jetë më e lehtë të shihet, si p.sh në Shkodër ku mbulimi maksimal do të jetë 15.65% dhe kulmin e arrin në orën 19:43. Korça është qyteti ku mund të shihet disi më pak, mbulimi maksimal do të jetë 2.49% dhe kulmin e arrin në orën 19:35. Në Tiranë fenomeni nis rreth orës 19:31, arrin kulmin në 19:41, kur rreth 19% e diskut të Diellit do të mbulohet nga Hëna, dhe përfn rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit. Ajo që e bën një eklips total kaq të veçantë janë disa fenomene që mund të shihen vetëm përgjatë brezit ku Hëna mbulon plotësisht Diellin. Në Gjermani, Hëna nuk do ta mbulojë plotësisht diskun diellor, por në pjesë të mëdha të Spanjës do të ndodhë për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh një eklips total diellor. Sipas parashikimeve, retë vështirë se do të pengojnë pamjen e këtij fenomeni qiellor. Syzet speciale të domosdoshme për vrojtuesit Mbajtja e syzeve të posaçme të certifikuara mbrojtëse është absolutisht e nevojshme edhe kur Dielli është vetëm pjesërisht i mbuluar nga Hëna. Përndryshe, ekziston rreziku i dëmtimeve të pakthyeshme të syve. Eklipsi do të shihet edhe në vende të tjera, por në varësi të këndit eklipsi nuk do të jetë i plotë si në Spanjë. Në Spanjë, autoritetet janë gjithashtu në gatishmëri maksimale për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje. Kur qindra mijëra njerëz drejtohen drejt natyrës për të admiruar këtë fenomen të rrallë natyror nga pika të ngritura, pak mbi horizontin e mbrëmjes, një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë shpejt një katastrofë. Edhe më herët gjatë këtij viti, zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha në Spanjë.