Lajme Zone
Egnatia ndjek Teutën, mposht Vllazninë pas katër golave
SportCNA

Egnatia ndjek Teutën, mposht Vllazninë pas katër golave

Egnatia fitoi me rezultatin 3-1 kundër Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore, të zhvilluar në Rrogozhinë. Kampionët në fuqi kaluan në avantazh që në minutën e 9-të të takimit përmes një penalltie të shndërruar në gol nga Albanese, e cila u akordua pas një ndërhyrjeje të Gurishta ndaj Adjesa. Në minutën e 41-të, Egnatia dyfishoi shifrat pas një aksioni ku Smajl

Egnatia fitoi me rezultatin 3-1 kundër Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore, të zhvilluar në Rrogozhinë.

Kampionët në fuqi kaluan në avantazh që në minutën e 9-të të takimit përmes një penalltie të shndërruar në gol nga Albanese, e cila u akordua pas një ndërhyrjeje të Gurishta ndaj Adjesa.

Në minutën e 41-të, Egnatia dyfishoi shifrat pas një aksioni ku Smajli harkoi nga e djathta dhe Adjesa goditi saktë me kokë, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me një ritëm më kërkues nga ana e Vllaznisë, e cila arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 59-të me anë të Perez pas një asisti nga Balaj. Shkodranët patën disa mundësi për të barazuar rezultatin, veçanërisht në minutën e 70-të, por goditja e Perez u ndal nga portieri Tandilashvili.

Vendasit e vulosën takimin në minutën e 86-të falë golit të Ildi Gruda, i cili shfrytëzoi një top të pakontrolluar mirë nga Musta në mbrojtje dhe dërgoi topin në rrjetë.

Pas këtij suksesi, Egnatia pozicionohet në vendin e dytë të klasifikimit me 18 pikë të grumbulluara, duke qëndruar vetëm 1 pikë larg Teutës kryesuese.

Nga ana tjetër, skuadra e Vllaznisë mbetet në zonën e ftohtë të tabelës, duke u renditur e parafundit me vetëm 5 pikë pas shtatë javësh kampionat. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.