Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar.
Mes tyre janë 17 efektivë policie, 1 protestues (i mitur), 1 përfaqësuese e medias dhe 4 kalimtarë.
Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar; 2 efektiv policie dhe 3 protestues./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

