Lajme Zone
Akuzat për ndërhyrje në protestë/ Moska zyrtare i përgjigjet Ramës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzat për ndërhyrje në protestë/ Moska zyrtare i përgjigjet Ramës

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka ndarë një deklaratë të Moskës zyrtare lidhur me akuzat e shprehura nga kryeministri Edi Rama, se Rusia është një vendet që qëndrojnë pas trazirave në vend. Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka shpërndarë qëndrimin e Zakharovës, në të cilin theksohet se në rrugët e vendit kanë dalë qytetarët shqiptarë, prandaj edhe Rama nuk duhet

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka ndarë një deklaratë të Moskës zyrtare lidhur me akuzat e shprehura nga kryeministri Edi Rama, se Rusia është një vendet që qëndrojnë pas trazirave në vend.

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka shpërndarë qëndrimin e Zakharovës, në të cilin theksohet se në rrugët e vendit kanë dalë qytetarët shqiptarë, prandaj edhe Rama nuk duhet t’u hedhë fajin të tjerëve. “Raportet e mediave: 'Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t'i bashkohet BE-së.'

Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t'i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”,-thuhet në reagim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.