Lajme Zone
Egnatia dorëzohet në Dublin, Shamrock Rovers fiton 3-1 në Europa League! Rrogozhinasit kërkojnë mrekullinë në sfidën e kthimit
PolitikëShqiptarja

Egnatia dorëzohet në Dublin, Shamrock Rovers fiton 3-1 në Europa League! Rrogozhinasit kërkojnë mrekullinë në sfidën e kthimit

Sfida e kthimit dhe ajo që do vendos se cili ekip do të shkojë në play-off do të zhvillohet më 13 gusht në Rrogozhinë.

DUBLIN, Irlandë - Egnatia humbi 3-1 të martën ndaj Shamrock Rovers në Dublin, në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Europa League. Kampionët e Shqipërisë rezistuan në pjesën e parë, por u dorëzuan në fraksionin e dytë, duke e bërë më të vështirë misionin për kualifikimin në fazën 'play-off'. Shamrock Rovers kaloi në avantazh në minutën e 29-të, pas një penalltie të fituar nga vendasit. Ildi Gruda shkaktoi një faull brenda zonës dhe Graham Burke u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar irlandezët në epërsi. Egnatia reagoi shpejt dhe në minutën e 41-të fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje në zonë ndaj Grudës. Fillimisht arbitri akordoi karton të verdhë për simulim ndaj sulmuesit shkodran, por pas konsultimit me VAR ndryshoi vendimin dhe i dha mundësinë skuadrës shqiptare të barazonte. Nga pika e bardhë goditi Jaime, por portieri i Shamrockut e ndali fillimisht topin. Megjithatë, spanjolli ndoqi aksionin dhe në tentativën e dytë dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 1-1. LEXO EDHE:Conference League/ Dinamo sfidon sot Audan në Riga, Ilir Daja: Kualifikimi vendoset në Shqipëri! Vila: Ky është momenti ynë Në fraksionin e dytë, Shamrock Rovers mori kontrollin e ndeshjes dhe realizoi dy gola të shpejtë që vendosën fatin e takimit. Në minutën e 55-të, Roberto Lopes shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Aaron Greene përsëriti të njëjtën skenë duke realizuar golin e tretë për vendasit. Në minutat e mbetura, Egnatia pati vështirësi për të reaguar, ndërsa Shamrock krijoi disa mundësi të pastra për të thelluar avantazhin. Fati ishte me skuadrën rrogozhinase, pasi vendasit nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara. Në fund, Shamrock Rovers triumfoi 3-1 dhe merr një avantazh të rëndësishëm përpara sfidës së kthimit. Egnatias i duhet një paraqitje perfekte në “Egnatia Arena” në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 13 gusht, për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar një vend në fazën 'play-off' të kompeticionit evropian. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Irlandë dublin Nevil Dede europa league Shamrock Rovers egnatia Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6091 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?