Disa efektivë kanë hynë brenda oborrit të Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ndërsa ndiqnin disa të rinj në protestë.
Akti i dhunshëm, me gjakosjen e disa studentëve, është shoqëruar me një reagim nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Reagimi thekson se katedralja është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes, por asnjëherë hapësira konflikti e përplasjeje. “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.
Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën dhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut",-shkruhet në reagim./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

