Vjet votuan për PS-në rreth 888 mijë zgjedhës - 765 mijë brenda vendit dhe 123 mijë jashtë vendit. (Rreth 32 mijë votuesve socialistë u rezultuan votat të pavlefshme ngaqë u ngatërruan me fletëvotimet si fleta gazetash). Nga një sondazh që zhvillova para një jave më rezultoi se 1/20 e votuesve socialistë brenda vendit nuk kanë vlerësim pozitiv për Kryeministrin Rama. Ndërsa nga një sondazh që zhvillova para dy javësh më rezultoi se 1/10 e votuesve socialistë brenda vendit nuk ishin gati ta votonin përsëri PS-në. Rama, i cili bën zakonisht sondazhe të veta, iu përgjigj kësaj situate me një fjalim para drejtuesve politikë të PS-së në qarqe dhe kryetarëve socialistë të komisioneve parlamentare. LEXO EDHE:Probleme me ujin? UKT vendos 4 linja kontakti dhe shërbim pa ndërprerje çdo ditë të javës për qytetarët Në fillim të fjalimit, Rama solli 5 shembuj të partive me ngritje dhe rënie dramatike - në SHBA, Argjentinë, Francë, Spanjë dhe Itali. E përbashkëta e ngritjes dhe rënies së këtyre partive, theksoi Rama, ishte mobilizimi masiv i vullnetarëve/patronazhistëve për ardhjen në pushtet, por shkëputjen e tyre nga votuesit e zakonshëm pas ardhjes në pushtet. Nga ana tjetër, Rama solli shembullin e Partisë Socialdemokrate në Suedi, që ndejti 44 vjet në pushtet, apo të Partisë së Aksionit për Popullin në Singapor, që ka fituar pareshtur zgjedhjet bindshëm qysh para se Rama të vinte në këtë jetë... Në thelb të suksesit të këtyre partive ka qenë kontakti i vazhdueshëm me popullin dhe reflektimi në qeverisje i shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm. Duke sjellë shembuj negativë dhe pozitivë nga historia e partive në botën demokratike, Rama synon që vartësit e tij të shkunden dhe të aktivizohen në terren. Sepse politika nuk bëhet vetëm në kafenetë e kryeqytetit apo studiot televizive. Nga ana tjetër, Rama e dinte se fjalimi i tij do të ndiqej në TV, portale dhe rrjete sociale. Dhe shumë nga fjalët e tij synonin rikthimin e votuesve të zhgënjyer socialistë tek ai dhe tek partia. Por Rama nuk u mjaftua me aq. Ai u mundua të krijonte rezonancë edhe me ata që nuk votuan vjet PS-në apo që nuk votuan fare. Mbetet të shihet në fillim të sezonit të ardhshëm politik, që fillon në shtator, se sa sukses do të ketë Rama në segmentet elektorale të sipërpërmendura. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Eduard Zaloshnja PS edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.6 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! Komento Komente Sondazhi i ditës:
30 Korrik, 15:33
Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 61.7% I gabuar 30.7% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1865 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

