Lajme Zone
Edi Rama i vë kapak koncesioneve "Check-up" dhe Dializës, SPAK e GJKKO lirojnë Ilir Beqjen në 24 orë
PolitikëPamfleti

Edi Rama i vë kapak koncesioneve "Check-up" dhe Dializës, SPAK e GJKKO lirojnë Ilir Beqjen në 24 orë

·   Më 31 korrik, Këshilli i Ministrave vendosi rikthimin në shërbimin publik të koncesionit të Kontrollit Periodik Mjekësor të quajtur "Check-up" dhe të koncesionit të Dializës.

Ilir Beqja dhe Edi Rama / Më 31 korrik, Këshilli i Ministrave vendosi rikthimin në publik të dy koncesioneve 240 milionë euro ('Check-up' dhe Dializa) që i dha ish-ministri Ilir Beqja. Brenda 24 orëve, SPAK dhe GJKKO e liruan Beqjen nga paraburgimi, duke e lënë me 'Arrest në shtëpi', pikërisht një ditë pasi Rama 'i vuri kapak' koncesioneve... Po e nisim me dy vendime në fund të muajit korrik 2026, një nga qeveria dhe një nga drejtësia:

· Më 31 korrik, Këshilli i Ministrave vendosi rikthimin në shërbimin publik të koncesionit të Kontrollit Periodik Mjekësor të quajtur "Check-up" dhe të koncesionit të Dializës.

· Më 31 korrik 2026, me kërkesë të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme liroi nga paraburgimi dhe la me masë "Arrest në shtëpi" ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, që urdhëroi, bëri procedurat dhe firmosi e dha këto dy koncesione me vlerë totale 240 milionë euro.

Në vendimin e firmosur nga Edi Rama, thuhet se dy koncesionet i janë rikthyer Ministrisë së Shëndetësisë, ngaqë u përfjnë kontratat 10-vjeçare: njëri në muajin shtator dhe tjetri në muajin nëntor 2026.

Dy vendimet e marra nga qeveria dhe nga drejtësia, njëri pas tjetrit brenda 24 orëve, ndoshta janë rastësi, por krijohet dyshimi i arsyeshëm për ujdi e kalkulim mes tyre, kur bëhet fjalë për një ish-ministër mik dhe bashkëpunëtor të kryeministrit Edi Rama në këto koncesione.

Fillimisht, SPAK hoqi emrin e Ilir Beqjes nga dosja hetimore e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, por pas presionit të mediave e partnerëve ndërkombëtarë e futën në dosjen hetimore, duke e minimizuar me akuzën "Shpërdorim detyre", ndërsa vartësi i tij dhe koncesionari u dënuan për korrupsion e mashtrime financiare.

Pas nisjes së hetimit për Ilir Beqjen, SPAK sekuestroi koncesionin e sterilizimit, ndërsa kryeministri Edi Rama ndërpreu kontratën dhe "i vuri kapak" aferës së këtij koncesioni, duke e kaluar në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë, nëpërmjet krijimit të shoqërisë shtetërore "Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit".

Të njëjtën gjë, kryeministri Edi Rama bëri më 30 korrik 2026, duke "u vënë kapak" koncesioneve të "Check-up" dhe Dializës; ndërsa një ditë më pas, SPAK dhe Gjykata e Posaçme, në marrëveshje me njëra-tjetrën, liruan nga paraburgimi dhe e lanë me masë "Arrest në shtëpi" ish-ministrin Ilir Beqja.

Ende nuk është publikuar vendimi i arsyetuar i nxjerrjes së Ilir Beqjes nga qelia, por koincidenca me vendimin e qeverisë për mikun dhe bashkëpunëtorin e kryeministrit Edi Rama në këto afera koncesionesh nuk është aq rastësi sa po serviret.

Sepse lirimi i të pandehurit Ilir Beqja u bë me argumentin se paska kaluar afatet e paraburgimit, një ditë pasi kryeministri Edi Rama "lau duart" me procedurë administrative e ligjore edhe me dy koncesionet e "Check-up" dhe Dializës.

Për lirimin e ish-ministrit Ilir Beqja, kryeministri Rama dhe PS-ja që mbajnë "flamurin" e krijimit të drejtësisë së re nuk bënë asnjë reagim kundër SPAK-ut e GJKKO-së, ndërkohë që kanë reaguar ashpër ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të Tiranës që liruan protestuesit e arrestuar nga policia.

Ndërsa Ilir Beqja, pas lirimit, tha se u arrestua dhe u izolua padrejtësisht në paraburgim; ndërkohë aktualisht ka paralelisht 3 procedime penale në SPAK; dhe se ishte vetë SPAK-u, i cili pranoi vendimin e gjykatës për ta liruar me masën "Arrest në shtëpi"./Pamfletiedi rama check-up dializa spak ilir beqja Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Shkatërrimi me leje i Gjuhadolit: kush kërkon ta murosë historinë e Shkodrës? 1 Gusht 2026, 13:3813:38Anti-Mafia Afera me armët: 700 milionë Euro kontrata me izraelitët kontraversë Ron Yeffet e Michael Federmann 31 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia Rama vulos pazarin me turqit, “Osmani” merr 88.5 hektarë tokë në Vlorë për 1 euro 30 Korrik 2026, 22:4222:42Anti-Mafia E njëjta skemë, të njëjtët përfitues: Nuk kanë fund skandalet me startup-et, ndahen miliona mes burrit e gruas 30 Korrik 2026, 16:5016:50Anti-Mafia Fillon zbatimi i platformës “BESA”; i vihet zjarri Pyllit të Sodës në Vlorë, Gjirit të Llamanit në Himarë dhe “Gjirit të Hartës” në Ksamil 29 Korrik 2026, 12:4812:48Anti-Mafia Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive) 28 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia