Kundërshtimet nga bashkitë dhe socialistët nuk e ndalin kryeministrin, i cili mbron hartën e re administrative dhe thotë se do të “vendosë Kuvendi, dhe jo nostalgjia e zonave”. Kryeministri Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debateve të krijuara rreth reformës së propozuar territoriale dhe kundërshtimeve të ngritura nga disa përfaqësues vendorë dhe zëra brenda Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama ka ironizuar kritikët që e kanë paraqitur situatën si një krizë për mazhorancën, duke deklaruar se reagimet ndaj reformës janë pjesë normale e procesit të konsultimit publik.
“Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, që tanimë po protestohet edhe ‘brenda PS’ dhe kjo qenka një shenjë tmerrsisht e keqe për ‘regjimin’”, shkruan Rama.
Ai shton se, përjashtuar disa raste që i cilëson të papërshtatshme, kundërshtimet janë të mirëpritura dhe pjesë e një procesi demokratik.
“Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë ‘tribunin e vegjëlisë’ pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur”, deklaron kryeministri.
Rama thekson se reforma ndodhet ende në fazën e konsultimit publik dhe se kjo periudhë është krijuar pikërisht për të dëgjuar mendimet e palëve të interesuara.
“Dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin”, shprehet ai.
Kryeministri i është referuar edhe reagimeve nga kryetarë bashkish dhe këshilla bashkiakë, duke argumentuar se ata kanë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre.
“Sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore, për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë”, shkruan Rama.
Ai ka mohuar çdo pretendim për përplasje të brendshme apo kufizim të debatit brenda Partisë Socialiste.
“As në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti”, deklaron Rama.
Sipas tij, deri në momentin e votimit në Kuvend, të gjitha palët do të kenë mundësi të japin mendimet e tyre.
“Por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë”, shton kryeministri.
Në fund të reagimit të tij, Rama paralajmëron se gjatë 60 ditëve të konsultimit do të ketë më shumë diskutim mbi arsyet e reformës dhe kundërshton argumentet që lidhen me historinë apo traditën e zonave.
“Do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve , ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftërat e 2000 viteve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhëna të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat”, përfn Rama.reforma territoriale nuk ndalet rama sfidon kryebashkiakët Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Bilanci i muajve të fundit vetëm në rritje, ministri Lamallari: Aksidentet kanë rënë gjatë dekadës së fundit 2 Gusht 2026, 14:3214:32Politike Konsullata serbe në Shkodër: Diplomaci normale apo sinjal i një strategjie më të gjerë rajonale? 2 Gusht 2026, 13:2413:24Politike A do të zhvendoset në Gjadër kriza e Ceutës? 2 Gusht 2026, 12:5612:56Politike Konsullata serbe në Shkodër, ministri Hoxha: Nuk cenon sovranitetin e Shqipërisë 2 Gusht 2026, 12:2012:20Politike Ina Zhupa denoncon Bashkinë e Sarandës për ujësjellësin: U shpenzuan 400 mijë euro, banorët pa ujë prej tre muajsh 2 Gusht 2026, 12:0612:06Politike Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në 1 Gusht 2026, 22:1622:16Politike

