Lajme Zone
Natyra i tregon 'dhëmbët' Evropës!
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Natyra i tregon 'dhëmbët' Evropës!

Në Greqi, flakët kanë përfshirë zonat në veriperëndim të Athinës, ku sipas autoriteteve janë shkatërruar më shumë se 100 banesa. Një vatër e re zjarri është regjistruar edhe në ishullin turistik të Kefalonisë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa vendbanime.

Foto ilustruese Mbi 100 banesa janë shkatërruar pranë Athinës, dy helikopterë përplasen gjatë operacioneve të shuarjes së flakëve, ndërsa Danubi në nivel rekord detyron Hungarinë të mbyllë centralin bërthamor. Evropa po përballet me pasoja të rënda nga vala e të nxehtit dhe thatësira, të cilat kanë nxitur zjarre të mëdha në jug të kontinentit dhe kanë krijuar probleme serioze për sektorin energjetik në Evropën Qendrore.

Në Greqi, flakët kanë përfshirë zonat në veriperëndim të Athinës, ku sipas autoriteteve janë shkatërruar më shumë se 100 banesa. Një vatër e re zjarri është regjistruar edhe në ishullin turistik të Kefalonisë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa vendbanime.

Rreth 500 zjarrfikës, të mbështetur nga avionë, automjete të specializuara dhe ekipe të ardhura nga Franca dhe Rumania, vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët. Edhe pse erërat janë dobësuar, zjarri pranë Porto Germenos është përhapur drejt zonës së Venizës, duke arritur pranë një poligoni ushtarak dhe duke vështirësuar operacionet.

Situata u rëndua edhe më tej pas një aksidenti ajror të ndodhur në zonën e Psathës, ku dy helikopterë të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarrit u përplasën në ajër. Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet greke nisën një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse dhe ekipeve të emergjencës.

Sipas të dhënave paraprake, ekuipazhi i njërit helikopter është lokalizuar, ndërsa dy anëtarë të tij janë gjetur të plagosur. Kërkimet vazhdojnë për helikopterin tjetër dhe pjesëtarët e ekuipazhit të tij. Shkaqet e përplasjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Sipas vlerësimeve paraprake, sipërfaqja e djegur nga zjarret mund të ketë kaluar 10 mijë hektarë. Përpjekjet e autoriteteve janë përqendruar në mbrojtjen e qytetit bregdetar të Megarës, ndërsa banorët po ndihmojnë zjarrfikësit në përballimin e flakëve.

Në Francë dhe Spanjë situata paraqitet më e stabilizuar. Autoritetet franceze raportojnë se vatrat kryesore të zjarrit janë kufizuar, ndërsa në Spanjë shumica e zjarreve janë vënë nën kontroll, megjithëse në disa zona vijojnë rindezjet.

Danubi në nivele historike, Hungaria ndalon centralin bërthamor

Përveç zjarreve, vala e të nxehtit dhe mungesa e reshjeve po ndikojnë edhe në lumenjtë më të mëdhenj të Evropës. Danubi dhe Reni kanë regjistruar rënie të ndjeshme të niveleve të ujit, duke krijuar probleme për transportin, furnizimin me ujë dhe prodhimin e energjisë.

Në Hungari, niveli rekord i ulët i Danubit detyroi mbylljen e centralit bërthamor Paks, i cili siguron rreth 40 për qind të energjisë elektrike të vendit. Është hera e parë në më shumë se katër dekada që impianti ndërpret plotësisht funksionimin për shkak të mungesës së ujit të nevojshëm për ftohjen e reaktorëve.

Kryeministri Peter Magyar paralajmëroi se vendi do të përballet me disa ditë kritike, ndërsa një tjetër valë e të nxehtit pritet të godasë rajonin.

Thatësira ka sjellë pasoja edhe në sektorë të tjerë. Në Hungari janë vendosur kufizime në përdorimin e ujit në më shumë se 100 qytete dhe fshatra, ndërsa transporti lumor dhe aktiviteti turistik janë ndikuar nga niveli i ulët i lumenjve.

Edhe Serbia po përjeton pasojat e të njëjtit fenomen. Niveli i Danubit ka rënë në pikën më të ulët që nga viti 1985, duke ulur prodhimin e hidrocentralit më të madh të vendit në rreth 20 për qind të kapacitetit.

Ekspertët e klimës vlerësojnë se valët e zgjatura të të nxehtit dhe mungesa e reshjeve po ushtrojnë presion gjithnjë e më të madh mbi infrastrukturën, burimet ujore dhe sistemet energjetike në Evropë.zjarret europa Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Dy helikopterë zjarrfikës përplasen gjatë operacionit në Greqi, një ekuipazh ende i pagjetur 2 Gusht 2026, 15:3515:35Rajoni dhe Bota "Trump budallai", mediat iraniane ironi dhe tallje pas kthesës së presidentit amerikan 2 Gusht 2026, 15:2015:20Rajoni dhe Bota "Paralizohet" kufiri Kroaci-Mali i Zi, mijëra udhëtarë përballen me 10 orë pritje 2 Gusht 2026, 13:5813:58Rajoni dhe Bota Atentati me 3 viktima dhe 21 të plagosur, dalin pamjet nga sulmi në restorant; në shënjetër komandanti i Forcave Ajrore Ruse 2 Gusht 2026, 13:1013:10Rajoni dhe Bota Vrasës me pagesë, si rrjetet kriminale po rekrutojnë adoleshentët për ekzekutime në Europë; kush janë "kokat" e grupit 2 Gusht 2026, 12:5812:58Rajoni dhe Bota Kriza në Ceuta/ Macron i prish llogaritë Melonit, Franca nuk mbështet ofensivën italiane për Schengenin 2 Gusht 2026, 12:5212:52Rajoni dhe Bota