Byroja Kombëtare e Hetimit e ka dorëzuar dosjen, por SPAK nuk ka vepruar, minimalisht as për ta çuar para drejtësisë drejtuesin e kompanisë, Besnik Halili, i njohur si “Niku i Ndraghet’as” dhe zyrtarët që janë përfshirë me të, në aferën e tenderëve, rreth 60 milionë Euro në total... Fillimisht, po përmendim dy fakte:
· Më 25 janar 2021, SPAK regjistroi "Çështjen Penale Nr. 17", me hetim të nisur kryesisht ndaj kompanisë "GTS-Gazra Teknike Shqiptare", filial i grupit mafioz italian 'Ndrangheta, për përfitime tenderësh me veprime klienteliste e korruptive në shëndetësinë shqiptare.
· Më 30 maj 2024, Byroja Kombëtare e Hetimit zbarkoi në zyrat e kësaj kompanie në Vaqarr të Tiranës, ku sekuestroi telefona, kompjuterë, dosje tenderësh e dokumenta financiare.
Nga materialet e sekuestruara është provuar se zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe institucione të tjera, në bashkëpunim me Besnik Halilin, përfaqësuesin e kompanisë "GTS-Gazra Teknike Shqiptare" të grupit 'Ndrangheta , kanë paracaktuar kriteret dhe kanë bërë tenderë pa garë, për të shpallur fituese këtë kompani.
Kanë kaluar më shumë se 5 vjet nga procedimi penal dhe 2 vjet nga sekuestrimi i provave në zyrat e kompanisë "GTS-Gazra Teknike Shqiptare" të grupit 'Ndrangheta .
Byroja Kombëtare e Hetimit ka dorëzuar dosjen me prova, por SPAK nuk ka vepruar, minimalisht as për ta çuar para drejtësisë drejtuesin e kompanisë, Besnik Halili, i njohur si "Niku i 'Ndrangheta", dhe zyrtarët që janë përfshirë bashkë me të në aferën e tenderëve rreth 60 milionë euro në total.
Ndërkohë që SPAK nuk po vepron, duke mbajtur të ngurosur dosjen hetimore , kompania "GTS-Gazra Teknike Shqiptare", vetëm gjatë periudhës maj 2024 - mars 2026 pas sekuestrimit, ka marrë edhe 13 milionë euro tenderë të tjerë pa garë e kontrata 98-100% të fondeve limit, për furnizimin e shëndetësisë me oksigjen mjekësor në disa institucione me gaz.
Madje në muajin prill 2026, kjo kompani e ka filluar me 5 tenderë të tjerë me vlerë totale 800 mijë euro, të dhënë pa garë nga Ministria e Shëndetësisë, spitalet dhe Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj.
Drejtuesit të SPAK-ut, Klodian Braho, po i bëjmë këtë pyetje:
· A do t'i kërkojë prokurorit të çështjes të nxjerrë nga sirtari dosjen e aferave me tenderët e shëndetësisë, që i janë dhënë kompanisë "GTS-Gazra Teknike Shqiptare" të grupit mafioz 'Ndrangheta?
Ndërsa pyetja logjike që po bëjmë është kjo:
· A ka vlerë hetimi e procedimi që kanë bërë BKH e SPAK, kur kompania filial i grupit 'Ndrangheta në Shqipëri nuk po çohet për gjykim, kur dhe pas sekuestrimeve ka marrë 13 milionë euro tenderë?/Pamfletigts spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Fondi i startup-eve, qokë për miqtë "sipërmarrës" të ministres Ibrahimaj dhe drejtor Arjanit 1 Gusht 2026, 17:4317:43Dosja e zezë Kacafytja Rama-Berisha: luftë për hegjemoni, Klani Linda-Olsi kundër Argitës e Shkëlzenit 31 Korrik 2026, 18:5018:50Dosja e zezë Konsullata serbe në Shkodër, ‘kali i Trojës’ që po negocion qeveria shqiptare 31 Korrik 2026, 10:5010:50Dosja e zezë Degradimi i shtetit/ Njeriu që kishte në dorë të dhënat e shqiptarëve, nën hijen e spiunazhit 30 Korrik 2026, 19:1319:13Dosja e zezë Gjermanët ‘telendisin’ Edi Ramën! 30 Korrik 2026, 18:1118:11Dosja e zezë Beqirët e Ramës 'pushtojnë' edhe Elizenë 29 Korrik 2026, 18:4318:43Dosja e zezë

